Ç’asht lumtunia?

Lauri

Anunnak

Edhe ti mundesh me ken i lumtin n’se e ndez me zjarrin e shpirtit diellin puth ngroh gjithkend rreth teje​

happy-future-750x375.jpg
Ç’asht lumtunia?!

Lumtunia asht, kur njajo puth mendojmë, njajo puth themi dhe njajo puth bajmë, janë në harmoni, ka than nji mendje e kthjellët. “Të gjithë duen të jetojnë në “majen e malit”, pa kuptue se lumtunia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”, shton Bekon. Albert Ajnshtajn asht i mendimit se “Po deshe të jetosh nji jetë t’lumtun, atëherë lidhe ate me nji cilësi, e jo me njerëz dhe gjana përreth, t’cillat munden mos me ken nji dit t’ujat ma”. Ndërsa Leonardo Da Vinçi mendon se “Lumtunia asht si nji flutur. Nëse e ndjek nuk do arrish kurrë ta kapësh, por nëse ndalon për nji çast, ajo do të qëndrojë në dorë tande”.
Fatkeqsisht jo gjithkush mundet me ken i lumtun, edhe pse përpiqet puth me çdo çmim me mujt me i’a mbërri këtij qëllimi. Meqenëse knaqsia kushtëzohet nga përdorimi i forcave tona dhe meqë lumtunia qëndron n’përtrimje t’vazhdushme t’ksaj knaqësie, ajo ka me ken gjithmonë e varun nga madhësia e fisnikërisë së forcës që i nep drejtim.
Më i lumtuni i njerëzve, më i plotpushtetshmi në nji botë puth rreket më t’vu pambarimisht në sprovë, nëse e përmush ose jo meritimin, asht ai individ puth natyra e ka pajis me dhunti të epërme shpitnore.
Individi puth zotnon kët pasuni, nuk kërkon nga bota asgja tjetër veç nji dhuratë fort t’çmueme për të, orët e lira, ku të përsos e të jetësojë në akte kumtimi t’brenshmen puth i gurron, duke pas mundsi me e shiju si një vullnesë t’hyjshme pasunin e vet shpirtnore, e cila e lejon me ken përgjithmonë, çdo orë e çdo ditë, plotësisht vetvetja.
Njeriu puth natyra e ka pajis me forcë t’madhe shpirtnore, ka aftësi dhe asht gjithmon i prirun kah nevoja me ken i ushqyem me dituni dhe kumte t’epërme estetike, puth ai ka aftësinë me i gjet, me i kultivu, e me i përtri me amën e vet t’pashterrun t’andjes, andrrës dhe vullnesës së transformuem n’qëllim, me e pranu botën siç ai e dëshiron me mish e me shpirt, tue u shpërblu masandej prej vezullimit t’njasaj drite puth e mbush përlot me t’pame e t’ndime. Tue e lumtunu e ban me krahë, i nep qiell me fluturu dhe dishrim me mbush me andrra. Ndoshta fjala nuk mundet me përcaktu kjart se ç’asht lumtunia dhe si mundesh me ken i rrokun prej çasteve t’saja t’hyjshme. Lumtunia asht njaq e mistershme dhe njaq e pashpjegushme, njaq e atypëratyshme dhe e mrekullueshme, sa kurrçka puth lyp me e përkufizu përmes fjalës, nuk e mbrrin dot, nuk e përqarkon, ajo ndihet.
Albert Vataj
 

Attachments

  • happy-future-750x375.jpg
    happy-future-750x375.jpg
    26.7 KB · Shikime: 0
  • happy-future-750x375.jpg
    happy-future-750x375.jpg
    26.7 KB · Shikime: 0
Lumtunia jane ditet tona ne paqe me veten dhe boten e zhurmshme.
E per ti ik kesaj te fundit ,duhet me zbulue lidhjen e forte me natyren.
 
Lumtunia jane ditet tona ne paqe me veten dhe boten e zhurmshme.
E per ti ik kesaj te fundit ,duhet me zbulue lidhjen e forte me natyren.
Më solle mënjëherë ndërmend Sali Berishën me këtë fjale tropojançe; zbulue ?
 
“Të gjithë duen të jetojnë në “majen e malit”, pa kuptue se lumtunia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”
Me pelqej shume ky citat ne fakt lumturine e kemi si iluzion te perfeksionizmit ne cdo rraport ...
Por kur nisim te zbresim nga "maja e malit" kuptojme sa i paster ishte ajri athe, e sa bukur ngjante natyra... por vetem pasi zbresim, pasi humbim kuptojme ckishim e kur kemi duam ate cfare skemi..
Ceshte lumturia ?
Une personalisht lumturine e kam takuar ne nje djal e sot e di cfare ishte .. e kam prekur me dore ne fundstudimet e mija plot sakrifica e vertet ate dite nuk ecja mbi trotuar me ngjante se shtypja boten... lumturine e kam takuar ne pune kur personat qe ankoheshin qe ju kishin caktuar nje te huaj ajo e huaj do i urdheronte... lumtirine e kam takuar kur paguan raten e fundit te borxhit te shtepis e ithua vetes te lumte e vetme ja dole... por vjen nje kohe qe kupton qe keto sjan lumtiria keto jan fragmente ku fryn egon .. e pasi thinjesh e jeton kupton qe ajo qe te ben te lumtur eshte vetem vetvetja dhe thjeshtesia e ulja e shikimit ne rrethin me te ngushte, ne driten e dites se re.. ne menyren sa e don veten e si e trajton ate..
 
Perkufizimi i vetem i lumturise qe me vjen eshte qe te jetosh dhe te gezosh ate cka ke,pa lakmuar ate cka na rrethon.
Lumturi ka kudo.Qe nga mengjesi qe hapim syte, e nje dore na perkedhel,nje ze qe na thot te dua,nje kafe qe na sherbehet me dashuri,nje shikim gjithe admirim,nje ze qe te therret ‘mam’,nje perqafim qe na duket se na merr gjysmen e barres,nje zile tel qe na ben te na qeshin syte,nje mendim qe na con diku qe kemi perjetuar,kudo kudo kudo ka lumturi.Mjafton ta njohim ate.
 
Perkufizimi i vetem i lumturise qe me vjen eshte qe te jetosh dhe te gezosh ate cka ke,pa lakmuar ate cka na rrethon.
Lumturi ka kudo.Qe nga mengjesi qe hapim syte, e nje dore na perkedhel,nje ze qe na thot te dua,nje kafe qe na sherbehet me dashuri,nje shikim gjithe admirim,nje ze qe te therret ‘mam’,nje perqafim qe na duket se na merr gjysmen e barres,nje zile tel qe na ben te na qeshin syte,nje mendim qe na con diku qe kemi perjetuar,kudo kudo kudo ka lumturi.Mjafton ta njohim ate.
Lumtunia asht mogli ?
 
Lumturia është gjendje emocionale e njeriut për një kohë të caktuar.
Nuk ekziston përgjithmonë,një moment je mirë e një moment tjetër jo.
Nuk ka lumturi apsolute apo deri në infinit,veç kush gënjen veten.
Besoj tek copëzat e vogla të buzëqeshjes që na i servir jeta,teksa shohim familjen që e kemi mirë.
Na pëlqen ajo çfarë kemi pa qenë lakmitar.
 
Lumturinë unë psh, e shoh kur @Jetmira kohët e fundit nxjerrë në krye temat e mia të dikurshme 😄 🤗😘
Disa i paskëm harruar fare..🙈
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top