CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
181647.jpg
CAS vendos drejtesi. Shqiperia fiton 3 pike ne tavoline ne ndeshjen e nderprere me Serbine ne tetorin e vitit te kaluar ne stadiumin e Beogradit. Pritja 9 mujore e gjithë shqiptarëve por mbi të gjitha e komunitetit të futbollit mori fund. Pasi e ka shtyrë dy herë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri CAS ose Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha një vendim shumë të rëndësishëm. Ky eshte nje hap i madh për Kombëtaren drejt kualifikimit në Evropian. CAS vendos drejt

Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka.

Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd.

Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Hallall me ne fudn drejtsi dhe per kombtaren ton :) :) Forca Shqiperia duam te jemi pjes e evropianit :) :) :)
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

drejt-euml-sia-erdhi-n-euml-vend-shqip-euml-ria-merr-tri-pik-euml-nga-cas_hd.jpg


Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, me qendër në Lozanë të Zvicrës, më në fund sot e dha verdiktin e saj, duke i dhënë tri pikët e mohuara në tavolinë Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen dhunshme Serbi-Shqipëri, zhvilluar më 14 tetor të vitit të kaluar.

Një vendim ky i pritur prej kohësh, që natyrisht i entuziazmon të gjithë shqiptarët anekënd globit. Drejtësia e mohuar nga komisionet disiplinore të UEFA-s për ngjarje e dhunshme të Beogradit, më së fundi u vu në vend.

Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqiperi në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sportal.

Tani ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të shkuar në finalet e Francës bëhet akoma më reale dhe të prekshme.

Pas këtij vendimi, futbollistët tanë kuqezinj të Kombëtares do të shkojnë me tjetër moral dhe përgjegjësi më 4 shtator në Kopenhagen, në sfidën e tyre të radhës ndaj kombëtares daneze, një ndeshje e cila do të përcaktojë shumë fatet e Shqipërisë, që ndjek ëndërrën për të qenë në Francë. /Telegrafi/
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Urime shqipe. Shkijet do bejne vetevrasje kolektive sot.
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Dhe fitorja erdhi, si domosdo e drejtesise!

Sidoqoft jam krenar per ekipin e kombetares uroj te vazhdojne me kembe ne toke si kane vepruar deri tani.

Hajduti
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Urime sidomos kombetares... Sukese dhe fitore gjithemon
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...


hahahahahahahahah me lot :p

Edi eshte i papar,u vjen hakesh ketyre qenerve te Ballkanit.
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Sa mire :)

Hajd inshallah po na ec kesaj here e ta prekim boterorin se plasem plasem :(
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Sa mire :)

Hajd inshallah po na ec kesaj here e ta prekim boterorin se plasem plasem :(

Ndryshoje ,beje EUROPIANIN se na rri pak ngusht ai Boterori :p
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Spo e ndryshoj. Le te jete fjala ime nje ogur per boterorin e ardhshem. Lol
E mir. Ora ben te veten. :p..
 
Titulli: CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë ...

Me siguri ka thene noi llaf t'mir Merkeli! :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top