-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,031
-
- Reagimet e mara
- 13,024
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet

CAS vendos drejtesi. Shqiperia fiton 3 pike ne tavoline ne ndeshjen e nderprere me Serbine ne tetorin e vitit te kaluar ne stadiumin e Beogradit. Pritja 9 mujore e gjithë shqiptarëve por mbi të gjitha e komunitetit të futbollit mori fund. Pasi e ka shtyrë dy herë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri CAS ose Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha një vendim shumë të rëndësishëm. Ky eshte nje hap i madh për Kombëtaren drejt kualifikimit në Evropian. CAS vendos drejt
Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka.
Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd.
Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
