Ca këshilla që ju ndihmojnë kundër gripit

MasteR

I'm offline
gripi_m.jpg


Fyti ju ther, hunda sekreton. Tani duhet t’i ndihmoni organizmit tuaj. Shtrohet pyetja të ikim në farmaci apo me recetat e mjekësisë popullore? Disa nga këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të largoni problemet shëndetësore në stinën e dimrit.

Teshtitja
Receta popullore: shpëlarja e kanaleve të hundës. Të zihen 2 lugë kripë me 1/8 e litrit ujit. Të ftohet dhe me pipë të pikohen kanalet e hundës.
Mjekësia alternativë: Të futën 5 pika vaj të eukaliptusit në dy litra ujë që vlon. Me peshqir të mbulohet koka dhe 15 min të thithet avulli nga hunda dhe goja. Këshilla e mjekut: sprai për hundët. Nuk duhet të teprohet më shumë se një javë se than mukozën dhe dëmton sistemin ciliar.

Kollitja
Receta popullore: Fërkimi. Disa herë në ditë fërkoni shpinën me raki. Kjo zvogëlon ngacmimin dhe lehtëson lirimin e sekrecioneve.
Mjekësia alternativë: shpëlarja e fytit. Në një gotë me ujë të vakët të shtohet 1 lugë vaj prej kimi dhe disa herë në ditë të shpërlahet fyti. Ky kombinim dezinfekton dhe zvogëlon ngacmimin që çon në kollë.
Vaji blihet në farmaci.
Këshilla e mjekut: Zbërthimi i sekrecioneve. Në farmaci munden të merren preparate të ndryshme sekretolitike (mukolitike) që provokojnë kollën dhe zbusin sekrecionet me anë të së cilës një herë e mirë pastrohesh nga sekrecionet.

Djegie fyti (therje)
Receta popullore: Shtresa me djathë të ri. Në një leckë me djathë të ri të lyer me të të mbështillet rreth fytit dhe mbi të të vendosët shalli i leshtë. Të lihet të ndikojë disa orë. Kjo ndihmon edhe te pezmatimet e fytit.

Mjekësia alternativë: pastelet nga kripa. Pastelet nga kripa që blihen në farmaci disa herë të shkrihen në gojë. Kripërat natyrale pengojnë shumimin e viruseve dhe zbusin mukozën.
Këshilla e mjekut: Pushim. Duhen të merren shumë lëngje, sa më pak të flitet dhe të konsumohen aspirina. Temperaturat e larta dhe gjëndrat limfatike përzëntë janë indikator që të përdorën antibiotik.

Temperatura
Receta popullore: çorapë me uthull të vishen. Në 250 ml ujë të shtohen 50 ml uthull. اorapët e leshta të futen në këtë përzierje të shtrydhen dhe të vishen. Të mbështillen me lecka të thata dhe të ngrohta.
Mjekësia alternativë: Ehinacea. Kjo bimë rrit mbrojtjen imunitare kur janë në pyetje infeksionet fibroze. Materia homeopatike gjendet në formë pikash.

Këshilla e mjekut: paracetamol salicilik. Me këto preparate mund të rrëzohet temperatura. Fëmijëve më së miri do ishte të aplikohen në formë supostesh.
Disa metoda në luftën kundër gripit që janë përdorur që nga gjyshet tona medicina i ka vënë në dyshim.

Mbulimi për uljen e temperaturës
Gabim! Nëse mbuloheni me mbulesë të trashë atëherë është kjo mënyra ku rritet temperatura e jashtme dhe kjo pengon termoregullacionin tonë. Në këtë mënyrë rritet ngarkesa e punës së zemrës dhe enëve të gjakut, që mund të shkaktojë punën e shpejtuar të zemrës, frymëmarrjen e vështirësuar dhe rritjen e tensionit të gjakut. Njëherazi në këtë mënyrë nuk do ta ulni temperaturën.

Kur duhet të rrimë shtrirë
Nuk ka aspak nevojë që pacienti që teshtin dhe kollitet të lidhet për krevat sepse në këtë mënyrë zvogëlohet ventilimi i mushkërive dhe i bronkeve dhe në to grumbullohen sekrecionet. Nëse sekrecionet “zbresin” më poshtë në rrugët e frymëmarrjes atyre që vendosin të kalojnë gripin shtrirë mundet të jenë të rrezikuar nga bronkiti dhe pneumonia. Nuk duhet të shkohet në punë, por shëtitjet nëpër shtëpi nuk janë të ndaluara.

Duhet të ushqeheni shpesh që të mos humbasë forca
Varet se çfarë hani. Në tretjen e yndyrave dhe ushqimit të fortë proteinik organizmi harxhon shumë energji dhe kohë. Tërë forcën e trupit pacienti duhet të orientojë në luftë kundër infeksionit. Kjo do të thotë se ushqimet nga mishi dhe të rënda proteinike të bien në minimum. Duhet të potencohet ndoshta se virusi i gripit nuk i pëlqen rreth i gazuar prandaj preferohet ujë i gazuar mineral me shtojcë të vitaminës C ose lëngut të limonit. Uji mineral ndihmon njëkohësisht që nga mëlçia të lirohen preparatet për shembull paracetamoli që shpesh e marrim te ftohjet dhe temperatura.


Si të veproni për të parandaluar gripin
Ju mund të mbroheni nga gripi edhe sikur të mos e merrni vaksinën kundër tij këtë vit. Këto masa të thjeshta mund të pengojnë përhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnë që të mos sëmureni: Shmangni kontaktet nga afër. Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë. Kur jeni sëmurë, qëndroni larg të tjerëve që të mos sëmuren edhe ata. Kur jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Kur jeni sëmurë, po të jetë e mundur mos shkoni në punë, në shkollë dhe mos kryeni punë të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë ndihmoni që të mos sëmuren të tjerët prej jush. Mbuloni gojën e hundën kur teshtini apo kolliteni. Mbuloni gojën e hundën me një shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata që ndodhen pranë jush që të mos sëmuren.

Përse kollitemi dhe teshtijmë
Nëse mikrobet kalojnë nëpër hundën dhe gojën tuaj, trupi përpiqet t’i nxjerrë ato jashtë. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtë mikrobet nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Të vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet që kanë hyrë në stomakun dhe zorrët tuaja. Antitrupat janë molekula që gjejnë mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa të formave të ndryshme që notojnë në lëngjet e trupit tuaj. Kur një antitrup takon një mikrob në formë të ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha të gjakut të sulmojnë mikrobin. Sa herë teshtini, kolliteni, villni, gërvishteni, ju pickon një insekt, vriteni, ënjteni, skuqeni, ftoheni, ju përzihet, keni rrufë, diarre apo temperaturë, ajo që ndodh nuk është veçse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bën të pamundurën për t’i izoluar, shkatërruar ose për t’i flakur ato jashtë trupit tuaj.

“Mbrojtësa” për alergjinë nga ushqimet
Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore.

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë
Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham. Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjent është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.
Nga: Elberta Spaho
 
Titulli: Ca këshilla që ju ndihmojnë kundër gripit

Keshille popullore.. kur e sheh qe po te zen gripi futja i teke raki ne mjes.... gjithe viruset i ke me kemb perpjete :P...

Like like temen though :)
 
Back
Top