Buzëqeshja delegate e syve

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Thonë se buzëqeshja është delegate e syve, e se sytë janë porta e shpirtit, nga ku mund ta kapësh vrikthi botën e brendshme të tjetrit.
Por si mund ta kuptosh se sa e vërtetë është buzëqeshja që të jepet?
Si mund ta kapësh vërtetësinë në ajër, kur ty të serviren aq shumë buzëqeshje dhe aq pak sinqeritet?
Si mund ta kuptosh kur tjetri të buzëqesh me zemër, e jo sa për të kaluar radhën?
Shumë njerëz janë të aftë ta manipulojnë edhe një gjë kaq të ëmbël, kaq të padjallëzuar e kaq hyjnore, sa ç'është buzëqeshja.
Ata mund të vendosin një maskë, një plastikë perfekte, që me zor mund ta dallosh.
Buzëqeshja e vërtetë karakterizohet nga muskuj shumë të lakuar të gojës dhe rrudha të shumta në cepat e syve. Për ta dhuruar një buzëqeshje të tillë, vihen në lëvizje plot 42 muskuj.
Buzëqeshja është si letër lakmuesi. E shoqëruar edhe me fjalët, ajo të jep shijen e vërtetë të njeriut që ke përballë.
Njerëzit me buzëqeshje të sinqerta janë si magnet për të tjerët.
Të buzëqeshurit janë të prirur ta trajtojnë tjetrin më me ngrohtësi, e për pasojë, buzëqeshja e tyre transferohet, bëhet ngjitëse.
Me një buzëqeshje, ti mund t'ia ndryshosh një çast, një gjendje, e madje edhe krejt ditën dikujt.
Buzëqeshja është bekim, është njerzillëk.
Ajo është një dorë që të zgjatet për paqtim.
|K.Smajlaj|

296389107_1710034112714858_5205332449955052774_n.jpg
 
:)) kur ne i buzeqeshim dikuj, apo dickaje, qofte dhe nje kujtimi apo mirazhi kujtimesh. Ne fakt ne po i buzeqeshim vetvetes.
Energjia eshte riciklim ne vetevete me burimin fillestar.
Ndaj ajo cfare japim, ate marrim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top