Buzeqeshi veres

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dhjetë këshilla për një look vere edhe më seksi. Taka të larta, flokë të çelur dhe qerpikë fals. Mos harroni të buzëqeshni! Kështu keni siguruar pamjen më joshëse
Dini si të prezantoheni në takimin e parë me verën? Jo? Por jeni duke e menduar? Atëherë na lejoni t'ju japim disa këshilla mbi tendencat, grimin dhe ato çfarë duhet të kini mirë parasysh për të qenë në formën më të shkëlqyer gjatë verës dhe mbi të gjitha që të ndiheni të bukura.

Go high!

Nuk ecni dot mbi taka? Nuk jeni rehat me to? Na vjen keq, por ky nuk mund të të shërbejë si justifikim, sepse dhe këtë vit janë në modë të lartat. Edhe pse ato me takë të ulët nuk janë përjashtuar nga pasarelat, dihet që një pamje elegante mund të përvijohet veçse në majë të një palë takave marramendëse. Një zgjidhje mund të jetë që të gjeni një palë sandale ose shapka shumë komode dhe rezultati dihet: do të dukeni superseksi!

Go blond!

Bëhuni bjonde. Lyejini flokët me një ose dy tonalitete më të hapura se ngjyra juaj origjinale dhe do të keni me-njëherë një look më veror, por gjithashtu shumë natyral. Sepse dihet tashmë botërisht që ngjyrat e errëta nuk shkojnë dhe aq me sfondin e qetë ngjyrë rëre dhe deti. Në ditët e nxehta do të bënit mirë që t'i kërkonit parukieres tuaj një ndryshim të ngjyrës së flokut, duke anuar në nuancat e çelura sigurisht.

Rrihni qepallat!

Qerpikët fals janë në modë dhe teknikat për t'i pasur të tillë janë gjithmonë e më të përparuara. Mund të vendosni qerpikë fals ose tufëza të vogla, për të përftuar qerpikë më të dendur dhe më të gjatë. Një teknikë tjetër më e sofistikuar është ajo që quhet "eyelash extension". Tufëzat nuk ngjiten në qepallën e syrit, por drejtpërdrejt te qerpikët. Kjo teknikë, shumë e përdorur në Hollyvood, e bën shikimin thjesht të parezistueshëm dhe mjaft natyral. Extensioni i qerpikëve zgjat pak a shumë dy muaj, një periudhë kjo plotësisht ideale për pushimet (por kujdes që mos të fërkosh sytë si të kishe qerpikët e tu!)

Go mini!

Keni shmangur gjithmonë minifundet sepse janë shumë të shkurtra dhe "të zhveshura" për shijet tuaja? Moda e verës 2006 ofron një zgjidhje trendy që quhet "fuseaux" (lloj getash të prera te majat, të cilat lënë të lira këmbët). Mbani fuseaux nën minifund ose poshtë një fustani të shkurtër për një look sexy edhe joshës, por që ju lejon në të njejtën kohë të lëvizni lirshëm, pa u ndier në siklet. Rezultati: do të shijoni më mirë ditët e nxehta dhe nuk do t’ju duket vetja si e ardhur nga një tjetër planet.

Të mbrohesh!

E dimë të gjitha: lëkura duhet mbrojtur kundër efekteve të dëmshme të diellit. Të digjesh vetëm njëherë do të ishte e tepërt (lëkura nuk harron). Por jo vetëm që rrezet e forta të diellit dhe ekspozimi gjatë ndaj tyre e plak lëkurën, por nuk është aspak seksi të prezantohesh në mbrëmje në një festë me fytyrën të ndezur flakë prej die-llit të tepërt. Armatosuni kështu me kremra mbrojtëse!

Pastaj, për të pasur një lëkurë të nxirë, tashmë nuk duhet më vetëm diell. Pudra të bronzta dhe vetë abronxuesit mund t'ju dhurojnë në çast lëkurë të nxirë. E aplikon mbi lëkurë dhe ajo merr ngjyrën aq të dashur të çokollatës.

Trajtoni këmbët!

Këmbët e zbuluara janë kaq shumë sexy! Mjafton që t'i trajtosh si duhet. Këmbët e përsosura janë një armë joshjeje, që nuk dështon asnjëherë.

Luani me pantallona të shkurtra ose funde të shkurtër dhe dekolte joshëse, por kujdes mos ta teproni. Përpiquni të përdorni ose minifundet ose dekoltenë, por mos i kombinoni të dyja bashkë, sepse do të binit menjëherë në sy që doni të dukeni sexy. Do të jetë më intriguese se kurrë nëse luani vetëm me këmbët!

Go glossy!

Verë = vezullim & shkëlqim. Përdorni për lëkurën e trupit produkte me bazë vaji. Vetëm bëni kujdes që produkti që mos të lërë shenja, sepse ndryshe do të merrni efektin e kundërt. Trukohuni me produkte shkëlqyes. Mos i kurseni nuancat rrëzëllitëse tek buzët, sytë, madje mund të guxoni edhe tek faqet. Shoqëruar me një lëkurë të errët nga plazhi, produktet shkëlqyese janë në gjendje të bëjnë mrekullira. Do të keni një pamje verore dhe rrezatuese.

Buzëqeshje e parezistueshme

Një buzëqeshje e bukur me dhëmbë të bardhë është krejtësisht e parezistueshme, sidomos në fytyrën e nxirë nga dielli. Bëni një pastrim të dhëmbëve pikërisht para se të niseni me pushime dhe qeshni gjithmonë e kudo që të jeni! Të jeni të sigurta që jo vetëm që do të bini shumë shpesh në sy, por do të ndikoni për mirë edhe në humorin e atyre që ju rrinë pranë.

Be happy!

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Këshilla jonë më e mirë ndoshta është kjo: çlodhuni! Flini shumë, qeshni shumë, shijoni qetësinë dhe jini të lumtur! ثshtë kura më e mirë për trup, mendje dhe një fytyrë të shkëlqyer
revista Jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top