Buzeqesh!

eGo0sTyle

System Engineer
20110503043058fushate00.jpg


Sa kushton nje buzeqeshje e Lulzim Bashes apo e Edi Rames? Po ato te Sali Berishes dhe Fatmir Mediut? E Baftjar Zeqajt ne Fier; Andrea Manos ne Korce; Ferdinand Xhaferrajt dhe Vangjush Dakos ne Durres; e keshtu me radhe!? Por, le te kuptohemi qe ne fillim: E kemi fjalen per posterat qe shohim perdite ne rruget e Tiranes (dhe qyteteve te tjera te vendit) prej me shume se nje muaji, tashme! Nuk ka pike dyshimi se pyetje te tilla mund t’jua kene cikur disi trurin tani qe zgjedhjet vendore kane hyre ne fazen me interesante te tyre. Qofte edhe per faktin se, te gjendura cep me cep te cdo qyteti a fshati te Shqiperise, sigurisht me fytyrat e kandidatit perkates te cdo zone, nga brenda mund t’ju kete gerricur deshira te dini, pse valle kaq lire shiten ato buzeqeshje te ngrira elektorale, saqe te zotet e tyre kane pushtuar sakaq pellembe per pellembe vendin? Patjeter, kjo do te ishte nje pyetje naive! Mirepo, ne kete fushate zgjedhore buzeqeshjet nuk rrine vetem ne rruge, ato levizin me autobuset e te gjitha linjave te Tiranes; varen neper fasadat e pallateve; dalin dhe flasin ne televizor; pra, bejne cmos qe ju t’i shihni sepse ky eshte misioni i tyre deri ne 8 maj. E me kete rast, ndoshta degjoni ate se cfare kane per t’ju thene. Por, qe t’ja dalin me sukses kesaj sipermarrjeje, u duhet te shpenzojne me miliona euro.

Klan eshte munduar te beje pikerisht kete: Te gjeje se sa kushtojne keto buzeqeshje. Ose e thene ndryshe, te arsyetoje deri ne njefare pike se sa shpenzon nje kandidat per kryetar bashkie apo komune per prodhimin e materialeve promovuese dhe publicitare, pa te cilat nje fushate zgjedhore do te ishte e pamundur. Themi deri ne njefare pike sepse eshte thuajse e pamundur te llogaritet sakte pagesa e cdo zeri (material a njerezor) qe perfshihet ne fushaten zgjedhore, ta zeme te Rames dhe Bashes. Kjo do te kerkonte nje pune mjaft voluminoze dhe sigurisht nje investigim disa mujor, per te kuptuar realisht se sa miliona euro hidhen ne tregun e fushates dhe sa transparente jane partite politike kur deklarojne shpenzimet e tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, pas perfundimit te zgjedhjeve. Por, asgje nuk eshte e pamundur! Megjithate, ne kete artikull, kurrsesi te plote per vete arsyet e mesiperme, do te gjeni se paku nje guide cmimesh se sa kushton qeraja mujore per reklamimin e nje posteri ne rruge, e nje billborderi ne autostrade, nje baneri te varur diku ne nje shtylle apo fasade pallat, apo veshja e nje autobusi me fytyrat e kandidateve per kryebashkiake. Pastaj, ne fund, gjithkush mund te beje llogarite sipas deshires…

Per te kuptuar se sa transparente tregohen partite politike dhe kandidatet per shpenzimet gjate fushates zgjedhore, duhet te presim mbylljen e procesit zgjedhor dhe deklarimet e tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, ky proces duhet te nise jo me vone se 45 pas dates se zgjedhjeve dhe te gjitha partite ose kandidatet e pavarur duhet te dorezojne prane KQZ-se raportet financiare te fushates. Legjislacioni parashikon qe per fondet me vleren e mbi 100 mije lekeve te reja nuk do te lejohen te kalojne ne dore ‘kesh’, por nepermjet nje llogarie bankare, edhe ne rastin kur ato dhurohen nga donatoret apo biznesmenet e ndryshem. Mirepo, transparenca nuk eshte bere asnjehere e plote dhe perpos shumes qe u takon me ligj nga buxheti i shtetit, shpeshhere partite deklarojne nje shume tjeter disi me te larte, por qe gjithmone ende larg shumes se vertete te hedhur ne tregun e publicitetit.

Pas zgjedhjeve te pergjithshme te 2009-es, KQZ-ja publikoi hetimin dhe formularet qe shprehnin shpenzimet totale te partive gjate fushates. Shumat ishin marramendese: fondet e dhena nga buxheti i shtetit per partite qe perfaqesoheshin ne Parlament kapnin shumen 179 milion leke te reja. Por, KQZ-ja konstatoi se shuma e shpenzuar ne fushate ishte gati edhe nje here me e madhe. Pra, te gjitha partite qe moren pjese ne zgjedhjet e 2009-es kishin shpenzuar gjithsej 366 milion leke te reja per te reklamuar veten. Nga te dhenat e raporteve, Partia Demokratike kish bere fushaten me te shtrenjte duke shpenzuar plot 157 milion leke te reja; pas saj menjehere PS-ja me 101 milione leke; LSI-ja me 22.8 milion leke te reja; Partia Republikane me 13.1 milion leke, Partia Agrare Ambientaliste me 11.2 milion, Partia Demokracia Sociale me 10.4 milion, e keshtu me radhe.

Me fillimin e gares se 8 majit u projektua se keto zgjedhje do te ishin teper te forta, si nga ana politike, per vete polarizimin e muajve te fundit me ngjarjen e 21 janarit, dhe nga ana publicitare, ku zakonisht fiton ai qe shpenzon me shume dhe me mire. Kryeministri Sali Berisha mori vleresime pozitive kur deklaroi se per zgjedhjet e 8 majit do te mbahet nje fushate ne diete, duke nenkuptuar urdherin se ndalonte perdorimin e cdo lloj burimi te administrates shteterore, qendrore e lokale, ne funksion te fushates dhe se veprimtarite e saj cdo zyrtar do te marre pjese me shpenzimet e partise. Eshte e veshtire te thuhet sot se sa eshte respektuar kjo! Nje vit me pare, Parlamenti votoi nje ligj te ri mbi kontrollin financiar te partive, duke parashikuar vetem kontrollin mbi buxhetin e partive politike, pa u dhene te drejte eksperteve kontabel te monitorojne financimet e subjekteve politike gjate periudhave te fushatave zgjedhore. Pra, monitorimi i subjekteve politike do te behet per buxhetin total vjetor te partive, nderkaq nuk do te jete specifik per zgjedhjet vendore. Kjo paranteze u be per te kuptuar se, me shume mundesi, edhe pas mbylljes se procesit zgjedhor, veshtire se KQZ-ja do te beje nje transparence te plote te asaj se sa eshte shpenzuar konkretisht. Organizata te tilla si “Transparency International Albania” do te ngrejne zerin ne konferencat e radhes, ku do te akuzojne partite dhe kandidatet per fshehje te burimeve te tyre financiare. Ne fund, gjithcka do t’i ngjaje nje flluske.

Por, le t’i kthehemi ceshtjes konkrete: ate te kostos se fushates. Askush nuk e di (pervec organizatoreve te fushates) sa postera, billborde, banera, reklama televizive e te cfaredo lloji, ka prodhuar nje kandidat per kryebashkiak apo nje parti politike (sepse ky ngelet nje informacion i klasifikuar, te cilin zor se mund te ta servire njeri), por gjithsesi nga prania e buzeqeshjeve ne rruge dhe ne kanalet televizive, na ndihmojne te krijojme nje ide se jane prodhuar e realizuar vertet shume.

E fillojme me nje element qe bie menjehere ne sy: Autobuset e veshur me posterat e dy kandidateve kryesore per Tiranen. Shumica e linjave urbane, por sidomos ajo e Unazes dhe e Tiranes se Re, i jane dorezuar ofertave per reklama. Kandidateve Rama dhe Basha, prenotimi i nje autobusi, vec per nje muaj, i ketyre dy linjave me kryesore te kryeqytetit, u ka kushtuar plot 1500 euro, pa TVSH (ketu futet vetem vlera e qerase, ndersa printimi i posterit veshes llogaritet me vete). Marrja me qera e 10 autobuseve kushton pra, deri ne 15.000 euro. Shuma te medha jane shpenzuar sidomos per marrjen me qera te objekteve reklamuese ne rruge, ose sic quhen ndryshe “city lights”. Ato jane te shperndara ne te gjitha zonat e Tiranes, ne pikat me te rrahura nga kalimtaret, ne hyrje dhe dalje te qytetit, dhe konsiderohen nje mjet efektiv i publicitetit. Qeraja e nje “city light-i” ne muaj eshte 450 euro (pa TVSH), nderkohe qe ne te gjithe kryeqytetin ka afersisht 250 te tilla. Sikur secili nga kandidatet te kete marre me qera 50 te tilla, ka paguar 22.500 euro per gjithe muajin e fushates zgjedhore. Nje funksion te ngjashem me “city light-et” kane fituar edhe stacionet e autobusave, te cilat gjate fundmuajit mars dhe prillit jane kthyer ne reklamues te shkelqyer te buzeqeshjeve te kandidateve. Qeraja per te veshur me postera nje stacion autobusi varion nga 700-800 euro (pa TVSH). Pra, nese nje kandidat ka prenotuar, le te themi, 20 stacione autobusi, atehere shuma qe ka paguar eshte 14-16.000 euro.

Por, vec ketyre elementeve, kandidatet per zgjedhjet e 8 majit kane perdorur rendom te gjitha mundesite qe u ofrojne billborderat ne rruget kryesore te qyteteve, ne fasadat e pallateve, ne autostrada; apo posterat e formateve te ndryshem, nga ata qe ngjiten neper mure dhe banerat qe vendosen ne shtylla pergjate rrugeve. Kompanite qe mundesojne reklamimin e billbordeve e llogarisin cmimin e tyre ne baze te madhesise se tij, pra me metra katrore. Pra, nje billboard me permasa 4x3 m2 kushton 20 euro/m2, ndersa nje tjeter me permasa 16x4 m2 (nga ata qe sheh rendom pergjate autostrades Tirane-Durres) kushton 15 euro/m2. Kurse, kur behet fjale per billborde te medhenj, per shembull nga ato qe varen ne fasadat e pallateve, pra me permasa nga 70m2 deri 200m2, cmimi shkon ne 35 euro/m2. Pra, per nje siperfaqe te ketyre permasave duhet te paguash nga 2500-7000 euro qera mujore, pa TVSH. Nga ana tjeter, printimi i nje posteri ne permasat A3 me ngjyra, por pa perfshire dizejnimin e tij, mund te shkoje ne 2-3 euro/copa. Ndersa, fletepalosjet shkojne dicka me shume se 1 euro/copa. Por, gjithsesi, keto cmime varen shume nga studioja e dizajnit dhe prestigji i saj, pasi cmimet variojne dhe per percaktimin e sakte te cmimit do te ishte e nevojshme nje studim i ketij tregu. Duhet pasur parasysh se kandidatet dhe partite politike kane prodhuar me mijera fletepalosje, broshura, flajera, postera te permasave te ndryshme, te cilat kane nje kosto qe shkon ne mbi 100.000 euro.

Shpenzimet e verteta te nje fushate zgjedhore behen ne televizione. Eshte kjo media e cila ka edhe ndikimin me te madh tek qytetaret, cka realisht i ben kaq te lakmueshme per partite politike dhe kandidatet e tyre. Ama, spotet publicitare kushtojne sa qimet e kokes, pavaresisht se ky fakt nuk i tremb klientet e tyre politikane qe hidhen ne beteje per te fituar votat. Eshte fakt se partite politike ne Shqiperi gjate fushates harxhojne me shume te ardhura per reklamat ne televizionet e ndryshme, se ne cdo lloj medie tjeter reklame. Sa me prestigjoz te jete televizioni ku shfaqet reklama, aq me shtrenjt kushtojne sekondat ne transmetim. Po aq shpesh sa ndryshojne kostot per cdo televizion, aq te ndryshme jane oret qe ti zgjedh se kur duhet te transmetohet spoti yt. Qe do te thote se shfaqja e spotit ne mengjes, paradite, pasdreke apo ne mbremje, ka cmime te ndryshme. Mengjesi dhe mbremja jane shume te kushtueshme, perderisa ka edhe perqendrimin me te larte te teleshikuesve. Madje cmimet ndryshojne edhe per emisione te vecanta: pra, gjithcka varet nga numri i teleshikuesve qe e ndjekin emisionin, nga ku matet edhe suksesi i tij.

Nje spot i gjate 20-30 sekonda ne televizione te ndryshme mund te shkoje se paku nga 70-80 euro per nje here transmetim, deri ne 1000 euro ne emisione te vecanta. Duke qene se fushata zgjat 30 dite, shpenzimet kapin nje shifer marramendese sepse spoti mund te transmetohet mbi 10 apo 15 here ne dite. Duke marre nje mesatare te transmetimit te spotit 12 here ne dite, me nje shume prej 300 euro per spot, nje kandidati do t’i duhej te derdhte 3600 euro ne dite ose e thene ndryshe, mbi 100.000 euro ne muaj, por vetem nje televizioni. Sigurisht, kjo mbetet nje shume e hamendesuar, pasi shuma ka tendence te rritet me shtimin e transmetimit te spoteve ne dite.

Por, partite nuk e perfundojne fushaten tek reklamat televizive, billborderat, posterat, city light-et, veshjet e stacioneve te autobusave dhe ketyre te fundit gjithashtu, sepse per te organizuar nje fushate zgjedhore si ajo e Rames dhe e Bashes ne Tirane, apo e PD dhe PS ne te gjithe Shqiperine, angazhohen shume me teper elemente. Te gjithe kane nje kosto. Duke filluar qe nga flamuret partiake qe kundershtaret ua djegin njeri-tjetrit, e deri tek mijera kapele dhe bluza qe u shperndahen mbeshtetesve te tyre (nje kapele shkon deri ne 2 euro, ndersa nje bluze dicka me shume se 4 euro/copa). Pa harruar ketu edhe futjen e internetit, konkretisht rrjetit social Facebook. Eshte folur shume mbi faktin se si kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, ka arritur te kete me shume se 200 mije mbeshtetes ne Facebook, apo rivali i tij Edi Rama, afersisht 100 mije. Eshte e thjeshte: Me ane te opsionit “Facebook advert”, ti mund ta reklamosh faqen tende ne qindra mijera profilet e shqiptareve qe kane nje llogari ne Facebook. Por, per cdo klik, Facebook te kerkon 0.18 euro shperblim. Qe do te thote se per te pasur 100-200 mije fansa duhet te shpenzosh 18.000-36.000 euro. Sigurisht, Basha dhe Rama (apo te tjere kandidate qe kane ndjekur reklamimin online) nuk i kane thithur te gjithe fansat ne kete menyre dhe rrjedhimisht nuk kane harxhuar kaq para, por nje pjese e mbeshtetesve online jane fituar nepermjet opsionit “Facebook advert”. Mos harroni se vec shpenzimeve qe u permenden me siper ka edhe te tjera, qe kane te bejne me realizimin e spoteve reklamuese, organizimin e koncerteve apo takimeve elektorale, ngritjen e cadrave etj., pa harruar ate qe flitet gjithmone ne heshtje: pagesat per blerjen e nje vote. Megjithate, ne si votues, fillimisht duhet te vrasim mendjen dhe pastaj te bindemi, nese buzeqeshjet e kandidateve, ndonese te ngrira, jane te sinqerta e do te mbeten te tilla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top