Butrint: Mbytet varka me 24 shqiptarë - vdesin nënë e bijë

Ado

FISEBILIL-LAH
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Liqenin e Butrintit, ku një varkë me 24 persona është mbytur. Të dhënat e deritanishme tregojnë për 2 të vdekur dhe 22 të mbijetuar, 5 prej të cilëve janë identifikuar.

Më e prekura në këtë tragjedi është familja Jaho nga Lapardhaja e Beratit, pasi ka mbetur e vdekur vajza 3 muajshe dhe nëna e saj 22-vjeçare, ndërsa ka shpëtuar babi i foshnjës Dritan Jaho.

Sipas policisë 24 personat do të shkonin klandestin në Greqi, ndërsa mbytja ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së varkës. /Balkanweb/
 
SARANDث

Mbytja e varkës, Policia e Shtetit sqaron ngjarjen, identifikon të mbijetuarit

Ora 23:25 - Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Butrint. Sipas saj gjithçka ka ndodhur në liqenin e Butrintit, mbas parkut, tek ish-peshkimi, kur një grup i përbërë prej 20-25 personash në tentative për të kaluar në bregun tjetër të liqenit në vendin e quajtur “Bufi”, për t’ju shmangur postobllokut të shërbimeve të Policisë Kufitare të dislokuara pranë vendit të quajtur “Lundra”, duke përdorur 2 varka druri, kanë tentuar të kalojnë nga Butrinti në Xarrë. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se barka e përmbysur ishte prej druri, dhe përdorej nga peshkatarët për gjuetinë e midhjeve, dhe në të kanë hipur 13 persona,e të cilët kishin si destinacion kalimin e kufirit tokesor nga fshati Xarrë e më tej në Konispol për të kaluar në Greqi”, tha Klodian Branko, zëndhënësi i Policisë së Shtetit.
Deri tani në polici janë shoqëruar 24 persona për tu intervistuar në lidhje me ngjarjen, mes tyre shtetasit Ahmet Bushi 52 vjec nga Qaf Gjashta dhe Ilir Meta 33 vjec nga Vrina, të dyshuar respektivisht si pronari dhe drejtues i varkës së përmbysur.
Policia e Shtetit konfirmon se personat e mbijetuar janë, Skëndër Ruçi nga Fieri, Elidon Manaj nga Fieri, Brunilda Manaj nga Fieri, Gerti Duraj nga Fieri, Erion Duraj nga Fieri, Marsid Mita nga Lushnja, Elton Mehmeti nga Cërriku, Taulant Duraj nga Fieri, Artan Cobaj nga Fieri, Sajmir Xhekalili nga Mati, Qemal Stashkollari nga Lushnja, Valbona Senja nga Elbasani, Agim Shermadhi nga Klos Elbasan, Indrit Azisaj nga Fieri, Fatjon Sene nga Mollasi i Elbasanit, Ardian Lazaj, nga Mallakastra, Lavdosh Kuca nga Tepelena, Vambaster Gjinushi nga Tepelena, Klodian Calliu nga Durrësi, Sokol Mali nga Pezë Helmes Tiranë, Maringlen Hoxha nga Fieri, Denis Zema nga Lushnja si dhe Dritan Jaho i cili beri edhe identifikimin e dy viktimave. Gjithashtu mësohet se këta persona janë shoqëruar edhe në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Policia sqaron itinerarin e varkës nga Butrinti në Xarrë dhe rrethanat e mbytjes

Ora 22:29- Dëshmitë e të mbijetuarve, deklarojnë se dy varka prej druri kane tentuar te bejne rrugen nga Butrinti për në Xarrë.
Njera nga varkat ka mundur te kaloje ne anen tjeter 10 persona. Ndersa varka e dyte e cila ka patur ne bord 13 persona dhe timonieri i varkës, gjithsej 14 persona pasi ka bere 60 metra nga bregu eshte permbysur. Pikërisht ka qenë ky momenti kur varka është mbingarkuar, ka futur ujë dhe menjëherë është përmbysur. Në këtë varkë kanë qenë edhe dy viktimat, foshnja 3 muajshe Klara Jaho dhe nëna e saj 22 vjeçare Elvira Jaho.
Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga Policia e Sarandës të cilët thanë se në komisariat janë arrestuar pronari i barkës Ahmet Bushi dhe timonieri i varkës. Po kështu mësohet se 22 të mbijetuarit pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen tepër të rëndë.
Po kështu korrespondentët e “News24” në Sarandë bëjnë të ditur edhe dy emra të tjerë të të mbijetuarve të cilët janë Marsid Mido 18 vjeç dhe Denis Zenio 17 vjeç, të dy nga Bubullima e Lushnjes. Ndërsa bëhet e ditur se e mbijetuar është edhe një grua shtatëzënë e cila ndodhet në maternitetin e Sarandës.

Mbytet varka me 24 persona, identifikohen 2 të vdekur dhe 5 të mbijetuar

Ora 21:30 - Shefi i rendit të Komisariatit të Sarandës, konfirmon se aktualisht ngjarja e rëndë në Liqenin e Butrintit këtë mbrëmje të së dielës ka shënuar 2 viktima dhe 22 të mbijetuar. Ndërkohë mësohet se në varkë ndodheshin plot 24 persona. Kjo ngjarje e rëndë në Liqenin e Butrintit ka prekur së tepërmi familjen Jaho nga fshati Lapardha e beratit ku një foshnje vetëm 3 muajshe dhe nëna 22 vjeçare ka gjetur vdekjen, ndërsa ka mundur të shpëtojë babai i foshnjes dhe bashkëshorti i gruas Dritan Jaho, 27 vjeç. Policia ka identifikuar dhe dy viktimat e kësaj tragjedie që janë Elvira Jaho dhe vajza e saj Klara Jaho 3-muajshe. Ndërkohë korrespondenti i “News24” në Sarandë bën të ditur emrat e disa të mbijetuarve të cilët janë Dritan Jaho nga Berati Sokol Ibrahimi nga Tirana, Mariglen Hoxha nga Fieri, Klodian Calliu nga Durrësit Endrit Hazizaj nga Fieri.
Konfirmohet se në varkë kanë qenë 24 persona që janë nisur nga Liqeni i Butrintit dhe kishin për qëllim të kalonin klandestin në Greqi.
Në komisariatin e Sarandës janë 22 persona që janë duke u pyetur për hetimet mbi drejtimin e varkës e cila ka patur një mbingarkesë të madhe gjë e cila mësohet të jetë edhe shkaku i mbytjes së varkës.

Përmbytja e varkës në Sarandë, mbërrin në spital i mbijetuari i parë

Ora 20:40 - Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Spitalin e Sarandës i mbijetuari i parë i tragjedisë së sotme në Liqenin e Butrintit. I mbijetuari quhet Dritan Jaho dhe mesohet të jetë babai i foshnjes 3 muajshe dhe burri i gruas së mbytur.
Sipas korrespondentit të “News24” në Sarandë, mësohet se ai ka mbërritur në gjendje shoku, i plagosur në krahë dhe këmbë, duke kërkuar fëmijën dhe gruan. Familja Jaho eshte nga fshati Lapardha i Beratit. Ne nje lidhje telefonike me "News24", drejtori i Spitalit te Sarandes ka deklaruar se cifti Jaho kishte pak kohe qe ishin martuar. Dritan Jaho mesohet te jete 25 vjec, gruaja e tij e mbytur 22 vjec dhe foshnja e tyre 3 vjec.
Aktualisht ai është duke u mjekuar nga mjekët e spitalit të Sarandës të cilët po mundohen të qetësojnë gjendjen e të mbijetuarit i cili përveç gjendjes së shokut dhe tronditjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sarande, mbytet varka me 20 persona, dyshohet per 3 te vdekur

Ora 20:26 - Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në liqenin e Butrintit ku një varkë me 20 persona është përmbytur. Nga kjo dyshohet se ka gjetur vdekjen një grua me foshnjen e saj 3 muajshe dhe një djalë 17 vjeçar.
Sipas të dhënave të para 20 personat që ndodheshin në varkë do të niseshin klandestinë për në Greqi por baticat dhe zbaticat në këtë orë, ka sjellë që varka të përmbytet duke sjellë vdekjen e menjëhershme të një nëne dhe foshnjes së saj vetëm 3 muajshe, si dhe një djali 17-vjeç.
Burimet e policisë thonë se ende nuk bëhet e ditur numri i saktë i viktimave të kësaj tragjedie, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 8 ambulanca dhe forca të shumta të komisariatit.

Dhimitraq Lapa, Drejtori i Spitalit të Sarandës, në një lidhje direkte me “News24” bën të ditur se aktualisht janë konfirmuar 3 të mbyturit, një grua dhe një vajzë 3 muajshe si dhe një djalë 17 vjeçar. Lapa ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen të katër ambulanca të shoqëruar me mjek dhe infermier.
Sipas drejtorit të Spitalit të Sarandës mësohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh dhe se nga momenti në moment pritet të shtohet numri i të mbyturve. Ende nuk dihet fati i personave të tjerë të cilët ndodheshin në varkën e mbytur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi i shpëtimit dhe mjekë të shumtë.
(a.s/Balkanweb)
 
Gjynaf :( ...
 
Akoma nuk zune mend mor aman....3 muajshe goca, ku shkojn....
Akoma su rregjen keta me keto arratisjet mbi varka per 5 persona ....24 vete ??? ncncncnccnnnn
Ngushellime familjareve nga thellesia e zemres por jam vertet shuuuuuuuuuuuume e revoltuar !!
 
ngushellimet e mia.
 
nGUSHLLIMET E MIJA..
Me vjen keq per kete popull qe sdi ku shkon...
 
imagjino cfare bejne njerzit e shkrete per te kerkuar nje jete me te mire ne vendet e tjera ......po si e marin guximin njehre edhe me kalamaj ,,, ska me keq se te degjosh vec lajme te tilla ,,
 
Vertet keq per femijen dhe nenen, mirepo te tjeret qe kan mbet gjalle si do jetojn me ndergjegjen e tyre... Se nuk jane disa gjera te nevojshme, por keto qe ndodhin si shpesh, pse nuk mbledhin mend... vertet keq...
 
gjynafe mjere ata qe iken se ishin dhe te rinje ngushellime familjes
 
e degjova kete lajmin qe mbreme.
ngushellime familjareve,dhe gjynah keta qe iken...
po se kuptoj ku e gjejne gjithe ate guxim,epr ti hipur varkes...duke degjuar gjithato tragjedi per shkjak te ikjeve ne kete menyre,mire burrat apo djemte rinj,po gruaja me foshnje.se mar vesh
mendojne per veten tani apo vetem per nje te ardhme qe si dihet si do jete,se sido te jete,ne dhe te huaj s'eshte aspak e lehte!
 
O Forumista kur nisesh per kurbet nisesh me synimin qe cdo gje do arrij mir por ja qe dhe shpesh her nuk dalin gjerat ashtu sic i planifikojm un jam nisur vet ne kurbet si puna ketyre edhe fatmiresisht nuk me ndodhi gje po ktyre fatkeqeve fati si buzeqeshi me te vertet ta dini se cfare stermundimi heqin njerzit per te shkuar ne Greqi eh per fain e Sali Berishes me shok.
 
Ankohemi dhe themi e ka fajin shteti, shteti dhe vetem shteti por nuk po e kuptojme se fajtor jemi edhe ne qe nuk kerkjme llogari shtetit dhe nuk ia tredhim koqet ketij shteti homoseksualesh me politkane qe jane kafshe me fytyre kafshe dhe jo njerez...
Jemi fajtor edhe neve nuk kane vetem faje pederastet ne pushtet !
Duhet bere nje organizim masiv per sensibilizim qytetar nuk vazhdohet me keshtu!!
 
e degjova kete lajmin qe mbreme.
ngushellime familjareve,dhe gjynah keta qe iken...
po se kuptoj ku e gjejne gjithe ate guxim,epr ti hipur varkes...duke degjuar gjithato tragjedi per shkjak te ikjeve ne kete menyre,mire burrat apo djemte rinj,po gruaja me foshnje.se mar vesh
mendojne per veten tani apo vetem per nje te ardhme qe si dihet si do jete,se sido te jete,ne dhe te huaj s'eshte aspak e lehte!

Mos jep mend me dicka qe e ke me te degjuar dhe se ke provuar vete,se sben ndonje figure te bukur.:)
Ngushellimet e mia tere familjareve,eshte me te vertete e tmershme kur degjon lajme te tilla edhe je ne shekullin e 21.Keshtu eshte kur ske shtet qe te ofron pune do marresh rruget e botes.
 
Ankohemi dhe themi e ka fajin shteti, shteti dhe vetem shteti por nuk po e kuptojme se fajtor jemi edhe ne qe nuk kerkjme llogari shtetit dhe nuk ia tredhim koqet ketij shteti homoseksualesh me politkane qe jane kafshe me fytyre kafshe dhe jo njerez...
Jemi fajtor edhe neve nuk kane vetem faje pederastet ne pushtet !
Duhet bere nje organizim masiv per sensibilizim qytetar nuk vazhdohet me keshtu!!

E drejte kjo eshte menyra qe te zgjohemi
 
me te vertet nje tragjedi e rend ngushllimet me te sinqerta per familjen jaho
por edhe per gjith shqiptaret
deri kur ku popull do vuaj keshtu
kushe eshte fajtore per kete pyes veten time?
a jemi te gjith ne krye me lideret qe ua japim voten
vlersoni ju kete..............
 
nuk kuptoj se c'fare njerzish jane keto:(:( .......me sa mend nisesh ilegalisht me grua dhe foshnje 3muajsh :cekic:............... ata qe kane pak mend nuk shkojne me avion dhe nuk behet fjale per ilegalisht
 
Mos jep mend me dicka qe e ke me te degjuar dhe se ke provuar vete,se sben ndonje figure te bukur.:)
Ngushellimet e mia tere familjareve,eshte me te vertete e tmershme kur degjon lajme te tilla edhe je ne shekullin e 21.Keshtu eshte kur ske shtet qe te ofron pune do marresh rruget e botes.

nuk kam dal per miss qe te bej figur te bukur.:)
ajo qe kam thene eshte mese e vertete,dhe e miratuar nga te tjere para teje,
po si duket ty te shkoka shum mir ne dhe te huaj perderisa po me kundershoke..nejse un flas per shumicen.
 
nuk kam dal per miss qe te bej figur te bukur.:)
ajo qe kam thene eshte mese e vertete,dhe e miratuar nga te tjere para teje,
po si duket ty te shkoka shum mir ne dhe te huaj perderisa po me kundershoke..nejse un flas per shumicen.

Po ste tha njeri te besh miss e as nuk ta kerkoj.Po kupto cfare po perpiqesha te te thosha une me perpara(qe mesa duket ra ne vesh te shurdhet) Te thashe mos dil e thuaj se cfare thone te tjeret se te tjeret e thone vete se e kane provuar siç e kam provuar edhe une te shkosh ne dhe te huaj.Po ti kur se ke provuar mos dil e te japesh mend neper forum.
 
Po ste tha njeri te besh miss e as nuk ta kerkoj.Po kupto cfare po perpiqesha te te thosha une me perpara(qe mesa duket ra ne vesh te shurdhet) Te thashe mos dil e thuaj se cfare thone te tjeret se te tjeret e thone vete se e kane provuar siç e kam provuar edhe une te shkosh ne dhe te huaj.Po ti kur se ke provuar mos dil e te japesh mend neper forum.

booh hajde dil tani nga tema,qe ta marresh vesh ti.
un si jap mend askujt,e ty po ste pelqeu mos lexo gje.
un aty kam then nje fakt...dicka qe e di edhe pa patur nevoje ta provoj nen lekure.
se kuptoj ku kam dhen mend!!!!!!!!!!!!!!!
shiko hostel,mos u kap kot se sta kam ngene
 
Shume keqardhje per jetet e humbura....Por kesaj i thone te vdesesh per mend e kokes.Aman ku shkojne keta njerez me nje femije 3 muajsh?? Te shkonte para burri e pastaj te terhiqte familjen..Tmerr...Pushofshin ne paqe.
 
njerez pa tru se nuk hipen 24 veta ne nji varke po hajt varja ska em msu na i here shqiptari
gjynah per t evdekurit dhe ishalla i kan ardhe ment te mbijetuarve
 
Back
Top