Bushati Paqja në Ballkan e rrezikuar nga konfliktet

Bushati: Paqja në Ballkan e rrezikuar nga konfliktet

busho.jpg


Ditmir Bushati gjatë konferencës për 60 vjetorin e Shqipërisë në UNESCO kërkoi që Ballkani t’i rikthehet dialogut dhe të shmangen konfliktet. Rajoni rrezikohet nga tkurrjet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes.

“Do të ishte iluzive nëse do t’i merrnim gjerat të mirëqena. Retorika populiste në rritje edhe në shoqëritë e zhvilluara, banalizimi i gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, presioni ndaj multilateralizmit dhe tendencat për tkurrje nacionale, na thërrasin për vigjilencë të shtuar dhe imponojnë nevojën për një fokus të përtërirë, më të qartë, më kërkues dhe për bashkëpunim më efikas. Angazhimi, vullneti, aftësitë dhe shkathtësitë e brezit të ri do të jenë vendimtarë si për Shqipërinë dhe rrugëtimin tonë evropian, por, edhe për të ndërtuar një rajon që jeton më së fundmi në paqe dhe prosperitet.

Ministri i Jashtëm këmbënguli për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një nga themelet e stabilitetit në rajon.

“Kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë në UNESCO, si një investim i njëmendtë për qytetarët e Kosovës, por edhe për forcimin e bashkëpunimin rajonal.

Butrinti, Berati, Gjirokastra, Isopolifonia, Kodikët e purpurt të Beratit, Pyjet e ahut të lashtë të Rrajcës, rezerva e biosferës së Prespës, janë tashmë pjesë të pasaportës kulturore dhe natyrore të vendit tonë. Vitin e ardhshëm pritet t’i bashkohet Trashëgimisë Botërore edhe Liqeni i Ohrit, si një trashëgimi mikse natyrore e kulturore”, tha Bushati.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.)
 
ثshtë fakt, dialogu ëshë 1 milion herë më i mirë,
por edhe nuk duhet harruar historinë se edhe 1 milionë
herë të kanë mashtruarë dhe ta kanë rrasë pas shpinde.

Presidenti Bushati, duhet të lutet për dialog dhe paqe,
por nuk duhet të harrojë që çdo shtëpie t'i jep edhe
1 kallashnikov se kurr nuk i dihet: thonë, në ca raste as lutjet
nuk ndihmojnë. Nëse era vjen luftë, përgatitu për atë,
e mos fillozofo shumë e mëso nga përvoja, duke mos harruarë
konkretisht me kend ke punë.

Me një fjalë, nuk është mire t'i tregosh armikut se po frikohesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top