Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një baba i dy fëmijëve, që humbi plotësisht kujtesën, i ripropozon gruas së tij besnike live në TV.

Dy vjet më parë, Damian Hammond u nis për në punë si zakonisht, por në vend të kësaj pësoi një humbje të plotë të kujtesës për shkak të stresit dhe traumës. Gruaja e tij, Cathy, e gjeti në spital, ku iu tha se ai kishte humbur plotësisht kujtesën. Kur ajo hyri në dhomën e tij të spitalit, ai nuk ia kishte idenë se cila ishte ajo dhe e ngatërroi me një doktoreshë. Për dy vjet ajo i qëndroi pranë, duke u përpjekur t’i tregonte atij, jo vetëm për të shkuarën, por edhe t’i mësonte aktivitete themelore si larja e dhëmbëve apo veshja e rrobave.

article-2605064-1D206E9200000578-450_634x386-620x377.jpg




Burri tregon se po ngiste makinën për në punë në maj të vitit 2012, kur i ndodhi një humbje ndjenjash prej stresit dhe e pa veten në spital. Më vonë një grua kishte hyrë në dhomën e tij dhe i kishte thënë se ai quhej Damian dhe se ajo ishte Cathy, gruaja e tij. Ai tregon se gruaja iu duk e bukur dhe miqësore, ndaj ky fakt e entuziazmoi, ndonëse ishte akoma konfuz.

Cathy i kishte shpjeguar se ata kishin dy fëmijë dhe Damian i kishte emrat e tyre të bëra tatuazh në krah.

Humbja e kujtesës nga ana e Damian ishte aq e keqe, saqë ai nuk mund të njihte as veten në pasqyrë. Dy vjet më vonë, Damian e ka akoma të vështirë të mbaj mend shumë gjëra, por një mëngjes ai u zgjua dhe vendosi të krijonte kujtime të reja për veten duke i kërkuar gruas së tij të rimartohej me të. Pyetjes gruaja iu përgjigj pozitivisht.

g.shqip
 
Pe: Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

Paska fillu me ju kthy kujtesa :alarm:
 
Pe: Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

Kjo histori qeka si tek filmi The Vow.
 
Pe: Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

Po mire 2 te rrafme bojn keq, 2 propozime nga i njejti person interesant do ishte Lol
 
Titulli: Pe: Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

Po mire 2 te rrafme bojn keq, 2 propozime nga i njejti person interesant do ishte Lol

mu me duket traplliku me i modh....i here e boll e ka robi

jo po maratone martesash
 
Titulli: Burri që humbi kujtesën i propozon sërish gruas së tij për martesë

E bukur, me pelqejne ngjarje te tilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top