Burri i dehur vret të shoqen në Laprakë. Policia: Shkak i sherrit, kushtet ekonomike

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
vrasje_me_thike3-300x212.jpg


Një 36 vjeçare në Laprakë, Tiranë humbi jetën sot pasdite pasi u qëllua me thikë nga i shoqi.

Viktima është Rolanda Doku, 36 vjeç, vdiq pasi mbërriti në spital. Autori i krimit, i shoqi i saj Edmond Doku, 45 vjeç, është arrestuar nga policia.

Burimet bëjnë me dije se gruaja ishte në proces divorcimi nga i shoqi i saj. Ky i fundit ka mbërritur në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe është grindur me bashkëshorten.

Policia dyshon se shkak i përplasjeve mes tyre ishin kushtet ekonomike.

Mendohet se për gruan kishte pasur një urdhër mbrojtje nga gjykata, por nuk dihet nëse ky urdhër kishte mbaruar si afat, apo jo./TemA
 
Pe: Burri i dehur vret të shoqen në Laprakë. Policia: Shkak i sherrit, kushtet ekonom

I zgjidhen problemet ekonomike te pakten?
 
Pe: Burri i dehur vret të shoqen në Laprakë. Policia: Shkak i sherrit, kushtet ekonom

Zot fali se s'dine ca bejne lol
 
Back
Top