Burrel, breshëri plumbash furgonit, plagosen dy gra

elbruna

Anëtar i Respektuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në Burrel pas të shtënave më armë që një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një furgoni me pasagjerë.

Policia e Burrelit bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot paradite në Burrel kur furgoni i linjës Shëllijë-Burrel është qëlluar me breshëri plumbash nga një person edne i paidentifikuar.

Të zënë nga paniku pasagjerët janë fshehur ku të munden për tu shpëtuar plumbave. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy gra që ndodheshin në furgonin e linjës.

Pas krimit, mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje bën me dije se plumbat kanë dalë nga arma tip automatik.

Dy gratë e plagosura emrat e të cilave ende nuk bëhen të ditur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Ndërkohë efektivët blu të Burrelit kanë ngritur postblloqe në të hyrë dhe të dalë të Burrelit për të mundësuar kapjen e autorit të ngjarjes. Ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes.
 
Back
Top