‘Burrë e grua, CEZ e hua’ – Dokumentet që implikojnë Avokaten e Shtetit

Guest2

Antarë i Respektuar
CEZ-okej-e1486639031944.jpg

Fakte të reja kanë dalë në dritë për skandalin CEZ. Bashkëshorti i Avokates së Shtetit, Envi Hiçka, ka qenë avokati i kompanisë Cez përgjatë kohës që Cez ka operuar në vendin tonë.
Gazeta e opozitës RD raporton se zyra e bashkëshortit të Avokates së Shtetit, Alma Hiçka, ka qenë përfaqësuese në proçeset gjyqësore në periudhën kohore kur DIA akuzoi CEZ për mosshlyerje detyrimesh.
Sipas gazetës Rilindja Demokratike në këtë çështje bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi, pasi të dy bashkëshortët kanë qenë avokatë të dy palëve të kundërta. Alma Hiçka Avokatja e Shtetit tonë ndërsa i shoqi Envi Hiçka avokat i kompanisë ceke.
16652072_1855098708108149_193757245_n-300x287.jpg

RD thekson se Hiçka është nga të parat emërime që ka bërë Rama sapo mori karrigen e kryeministrit më datë 5 nëntor të vitit 2013, duke e konsideruar si “kryembrojtëse e interesit të shtetit”.
Në përfundim të procesit gjyqësor me kompaninë CEZ, pala shqiptare u tërhoq, opozita e ka konsideruar marrëveshjen e arritur si një marrëveshje e cila është në disfavor të interesave të vendit tonë. Sipas RD, Avokatja e Shtetit e thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor për këtë çështje është shprehur se nuk ka patur informacion që i bashkëshorti ishte avokat i palës çeke.
Sipas gazetës RD, Hiçka është e vetmja avokate që ka këshilluar dorëheqjen nga kjo çështje ndërkohë që avokati i kontraktuar vazhdimin e çështjes.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Avokaten e Shtetit dhe Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri pasi sipas KLSH marrëveshja e arritur palën ceke i ka kushtuar shtetit tonë një dëm financiar prej 479 milionë euro.
Për dosjen e CEZ KLSH ka deklaruar se:
“Avokati i Shtetit si titullar i institucionit i ngarkuar me nënshkrimin e marrëveshjes ka pasur detyrimin jo vetëm të mos nënshkruante një marrëveshje tërësisht të disfavorshme dhe në shpërfillje të plotë të pretendimeve dhe interesave të shtetit shqiptar, por edhe të paralajmëronte dhe informonte jo vetëm anëtarët e grupit të punës, por dhe institucionet e tjera të shtetit si Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin në lidhje me të gjithë përcaktimet në marrëveshje ku qartazi rrezikoheshin interesat e shtetit shqiptar”.
Ndërsa qeveria shqiptare nëpërmjet Avokates së Shtetit Alma Hiçka u tërhoq nga gjyqi dhe mori hua për të dëmshpërblyer kompaninë CEZ, bashkëshorti i zonjës Hiçka ka qenë pjesë e ekipive të juristëve të lidhur me kompaninë CEZ.
Duket sikur konflikti i interesit ka arritur në nivele të panjohura më parë, aq sa dhe shprehja ‘Burrë e grua, mish e thua’, tashmë mund të konvertohet dhe në ‘Burrë e grua, CEZ e hua’. / Hashtag.al
 
Back
Top