Burimet e religjioneve tjera për Islamin

Kosovari

Koha
Burimet e religjioneve tjera për Islamin

Paraqitja e islamit në Gadishullin Arabik shënoi një kthesë vendimtare në botëkuptimet dhe qëndrimet e njerëzve, dhe kështu edhe i ndryshoi faqet e historisë(1).

Islami, si fe dhe si mënyrë e jetës - e paparë deri atëherë - shkaktoi revoltë, madje edhe armiqësi nga disa shtresa njerëzish, edhe pse që në vitet e para të Shpalljes pati grupe të mëdha njerëzish që e përqafuan atë (Islamin). Kurani na mëson se Islami nuk është religjion që është paraqitur me Muhamedin a. s., ndërsa Allahu nuk është Zot i veçantë vetëm për myslimanët, dhe as Muhamedi a. s. nuk ka pohuar për veten e tij se është i pari prej të Dërguarve të Zotit...ثshtë me rëndësi të theksohet se Shpallja e fundit (Kurani Fisnik) i pranon dhe i vërteton Librat e Shpallur më parë, pra do të thotë se një gjë e tillë bëhet obligim për besimtarët myslimanë - ithtarët e Kuranit, se ato Shpallje (të mëparshme) duhen besuar pa kurrfarë dyshimi:“Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin”. (Ali-Imran, 3).
Feja është ajo që i sjell në lidhshmëri vetë individët me Allahun, me një jetë mbinatyrore, e në marrëdhëniet e tyre shoqërore - ajo sjell vendime dhe bën vlerësime për gjërat e paraqitura në botë dhe, si e tillë, feja është një sistem besimesh, ritesh, manifestimesh dhe traditash(2).
Të gjitha fetë monoteiste (Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami) dolën me të njëjtin qëllim: “Të besohet i Vetmi dhe i Plotfuqishmi, Një Zot”. Një besimtar i rëndomtë mysliman, madje kudo që ta takoje atë, do të deklaronte se i pranon të gjithë profetët dhe librat e sjellë përgjatë historisë për popuj të ndryshëm dhe se beson në to si një parim esencial i të qenit mysliman. Një mysliman është një ndjekës i vërtetë i Ibrahimit a.s., Musait a.s., Davudit a.s., Isait a.s., dhe i të gjithë profetëve të tjerë. Mosbesimi ndaj një profeti apo Libri të shenjtë, do të thotë që dikush nuk është mysliman.
Kështu ne pranojmë tërësinë dhe unitetin thelbësor të fesë, që është një simfoni e bekimeve dhe mëshirës së Zotit, si dhe universalitetin e besimit në fe. Prandaj feja është një sistem besimi, që ngërthen të gjitha rrymat dhe të gjitha bindjet, një rrugë që gjithsecilin e sjell bashkërisht në vëllazëri. Të gjitha religjionet që diku larg në histori rrënjët i kanë në ndonjë Libër, pohojnë se ndër karakteristikat dhe vlerat më të larta - nga të cilat edhe karakterizohen si religjione – konsiderojnë dashurinë, respektin, tolerancën, mirëkuptimin, mëshirën, të drejtat humane, paqen, vëllazërinë... Shumë prej tyre janë në përputhje me përparësinë që kanë në mesazhet e sjella nga Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi si edhe në mesazhet e Budës dhe të Zaratrustrës, Lao-Tcesë, Konfuçit, si dhe të disa mendimtarëve shpirtërorë të Lindjes së Mesme dhe asaj të Largët. Ne këtu do të mund t’i bëjmë një vështrim kur’anor faktit se si në të vërtetë ishte qëndrimi i Burimeve të religjioneve të tjera, ndaj asaj që do të pasojë, gjegjësisht ndaj Profetit të fundit, i cili duhet të jetë Muhamedi a.s. Pra, ne këtu do të mund të shpalosim disa nga argumentet që ekzistuan në Librat e mëparshëm të Shpallur, të cilat flasin dhe paralajmërojnë për Profetin dhe Librin e Fundit.

Pranimi i Pejgamberit a.s., kushte për shpëtim

Një gjë të këtillë do të mund ta vërejmë më së miri nëpërmjet Shpalljes së Fundit, Kuranit fisnik: “Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që zbriti Allahu, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit”. (Maide, 46-47); “Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit”. (Araf, 157).
Pra, Profetin e fundit, Muhamedin a.s. e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil.
Me një fjalë, qëndrimet burimore (ortodokse) hebraike (në Tevrat) dhe krishtere (në Ungjill), kishin qëndrim pozitiv dhe pranues ndaj profetit arab (Muhamedit a.s.) që atëherë ende nuk kishte ardhur. Burimet apo Shpalljet parakuranore ishin tekste parapërgatitëse për një Shpallje të Fundit dhe për një Profet të Fundit nga Zoti...
Vet fakti se në Tekstet religjioze të mëparshme ishte regjistruar paralajmërimi i ardhjes fizike të Muhamedit a.s., na jep të kuptojmë qëndrimin e feve të tjera ndaj Islamit, në këtë rast të Hebraizmit dhe të Krishterimit. Të citojmë disa ajete kur’anore, ku tregohet se Librat e mëparshëm të shpallur - Tevrati dhe Ungjilli, paralajmëruan në mënyrë eksplicite ardhjen e Profetit të Fundit, e ata urdhëronin për një qëndrim pozitiv: “Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm”. (Shuara, 196).
Ndërsa për Muhamedin a.s. që ishte paralajmëruar në Librat e mëparshëm, Kurani tregon: “Ata të cilëve Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, prandaj nuk besojnë”. (En’am, 20).
Në disa tekste të sotme biblike(3) (edhe pse të devijuara nga origjinaliteti burimor), në lidhje me personalitetin e Muhamedit a.s. thuhet: “Goja e tij është më e ëmbla; po, ai është Muhammedi (në tekstin origjinal - Mahamadim), më i dashuri. Ai është i dashuri im, ai është shoku im. O bija të Jerusalemit”. (Dhiata e vjetër, ‘Kënga e këngëve’, V, 16) (4).

Ungjitë paralajmërojnë ardhjen e Muhamedit a.s

Këtu do të ishte me rëndësi të theksonim se ndër Ungjijtë jokanonikë (të cilët nuk i pranon Kisha) është Ungjilli i Barnabës, ku mund të lexojmë mjaft të vërteta që kanë të bëjnë me paralajmërimet e Islamit dhe të ardhjes së Muhamedit a.s.(5). Aty Barnaba përshkruan edhe momentet kur Juda Ishkarioti, së bashku me disa romakë, kishte organizuar atentat ndaj Isait a.s., por Allahu, me Fuqinë e Tij, kishte shpëtuar Isain a.s.(6). Po ashtu, paralajmërime të këtilla ka edhe në këto burime: Besëlidhja e Ripërtërirë, 33; Zanafilla, 17, 20 dhe 49, 10; Psalmet, 45; Jeshaja, 42, 54, 65; Danieli, 2, etj.
ثshtë me rëndësi të theksojmë këtu – kur e kemi fjalën se si është (ishte) qëndrimi i feve të tjera ndaj Islamit - se edhe në Librat e shenjtë të religjionit pers, që quhen Dasatir dhe Zend Avestu, theksohet qëndrimi pozitiv ndaj të Dërguarit të fundit, Muhamedit a.s., me se kuptohet edhe ndaj Islamit.
Aty, në Dasatir, 14, jo vetëm që ekziston argument i qartë për mësimet e Islamit, por paralajmërohet qartë edhe ardhja e të Dërguarit Muhamed. Po ashtu, shenja të këtilla paralajmëruese (me se edhe qëndrimi pozitiv ndaj Islamit) ekzistojnë edhe në Tekstet religjioze hinduse, në Vedat, gjegjësisht në Atharva Veda, Kanuda, 20, Sukta, 127, Mantra 1-3(7), etj..
Parimisht, meqë Fetë Hyjnore nuk mund të bien në kundërshtim kurrsesi njëra me tjetrën(8), përveçse mund të ndërplotësohen (siç bëhet përmes Shpalljes së Kuranit), - atëherë del se ato burime (siç e tregojnë Kurani fisnik dhe zbulimet shkencore) qenka devijuar dhe falsifikuar. Kurani thotë: “Një grup nga ithtarët e Librit kishin dëshirë t’ju shpinin në rrugë të gabuar, por ata nuk mashtrojnë përveçse veten e tyre, dhe nuk e vërejnë”. (Ali-Imran, 69).
“O ithtarët e librit, duke qenë se ju e dini, përse ngatërroni të vërtetën me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin”? (Ali -Imran, 71).

Disa qëndrime të gabuara ndaj Islamit

Me plot bindje mund të themi se kultura krishtere dhe ajo çifute nuk janë më të përparuara se kultura islame, ose, thënë ndryshe, ajo (kultura islame) nuk është më pak e zhvilluar se dy kulturat e sipërpërmendura. I vetmi ndryshim duket se është teknologjia dhe rehatia materiale relative, që ka shërbyer si një maskë për moralin perëndimor të pazhvilluar. Ndonëse Islami zotëron faktorë më të rëndësishëm dhe vitalë, sepse ashtu siç përfaqësohet nga Kurani dhe Syneti, ruan freskinë e besimtarëve të tij, esencën shpirtërore, punët e mira dhe moralitetin, prapëseprapë bota euro-perëndimore Islamin e sheh si një maskë që do t’i gëlltisë të tjerët. Inkuizicioni, kryqëzatat, kolonializmi, neokolonializmi dhe anatemat e vazhdueshme që ka nisur Krishterimi kundër Botës Islame, janë vetëm pikat më eklatante nyjë të asaj ngarkese negative, me të cilin Bota e Krishterë ka rrezatuar kundrejt Botës Islame. Të gjithë stereotipat djallëzorë kundër Islamit janë produkt i kolonializmit euro-perëndimor, sado që ajo më përpara lidhet me devijimet tekstuale dhe religjioze që pësuan Hebraizmi, e në veçanti Krishterimi. Në periudhën e krishterimit të hershëm nuk pati paralajmërime për ndonjë mësim të mëvonshëm që do të kishte lidhje me trininë, madje as nga themeluesi i Krishterimit, Pali(10). Kjo nuk na habit, sepse vendi ku është themeluar mësimi për trininë që ekziston në tekstin biblik Letra e Parë e Gjonit, 5,7: “Tre janë ata që do të dëshmojnë në Qiell, Ati, Fjala dhe Shpirti i Shenjtë, e këta të tre janë një”, së pari është paraqitur rreth vitit 380 të erës së re në një Dhiatë të Re në Spanjë. Ndërkohë, ky tekst krahas kaptinës që ka të bëjë me tradhtinë bashkëshortore në Ungjillin e Gjonit) u demaskua si falsifikimi më i njohur i Dhiatës së Re. Në çdo rast, që nga shek. IV, numri më i madh i ipeshkvëve, si në Lindjen ashtu edhe në Perëndimin e krishterë, pajtoheshin me mendimin e priftit të Aleksandrisë, Ariusit (260-336), se Jezusi në mënyrë të drejtpërdrejtë është krijuar nga Zoti (prandaj, për këtë arsye është ngritur mbi të gjithë njerëzit), mirëpo, përsëri nuk është i barabartë me Zotin, dhe as që është i përhershëm. Ky mendim teologjik pas shek. IV, gjegjësisht pas koncilit të Nikesë, u dënua ashpër, kurse bartësit e këtij mendimi dënoheshin...Të gjithë këta janë hapa të ripërtëritjes estetike të religjionit, me se është marrë edhe Fridrih Sçleiermaheri. Religjioni i krishterë – që si filozofi jetësore braktisi të gjitha përmbajtjet objektive të fesë - përfundimisht u bë “religjion pa Zot”, sepse religjioni që është i kufizuar në ndjenja të brendshme, del jashtë botës reale dhe shndërrohet - siç thotë Gëte - në “Krishterim për përdorim privat”.
Gjatë historisë së zhvillimit të teologjisë krishtere, ka pasur një varg dijetarësh që sulmuan Islamin. Prej tyre edhe Gjon Damasku (655-749).
Natyrisht, sektet e ndryshme krishtere kishin edhe qëndrime të ndryshme ndaj Islamit dhe Muhamedit a.s., mirëpo mund të thuhet se të gjitha ato shprehnin arrogancën dhe zilinë ndaj mësimeve dhe kulturës islame; si nga priftërinjtë e kishës monofizite, nestoriane, katolike, etj.. Madje, sektet e ndryshme religjioze krishtere, siç ishin donatizmi, gnosticizmi, karpokratianizmi, arianizmi, katekizmi, kishin qëndrime të ndryshme edhe ndaj vetë teksteve biblike. ثshtë me interes të veçantë të thuhet se që nga devijimet e religjionit burimor (lexo: Krishterimit), nuk kaloi shumë kohë që Bota e Krishterë - që sipas tyre i takonin religjionit të dashurisë – do të ngrihej kundër kulturës dhe qenies islame. Nga fundi i shekullit XI, nën drejtimin e Papës, Evropa po ngrihej përsëri dhe po i zmbrapste kufijtë e Islamit. Në vitin 1061 normanët kishin filluar t’i sulmonin myslimanët në Italinë e Jugut dhe në Sicili, për ta pushtuar këtë rajon në vitin 1091; të krishterët e Spanjës së Veriut filluan Luftërat e Ripushtimit kundër myslimanëve të Andaluzisë dhe pushtuan Toledon, në vitin 1085; në vitin 1095 Papa Urban II, me ekspeditën që do të bëhej e njohur si Kryqëzata e parë, u bëri thirrje feudalëve të Evropës për çlirimin e varrit të Krishtit në Jerusalem. Kënga e Rolandit, që doli në kohën e Kryqëzatës së parë, tregon injorancën qesharake dhe stereotipat ndaj Islamit si fe dhe si kulturë. Qëndrimet e këtilla shpreheshin në vazhdimësi edhe nga disa teologë të krishterë, siç ishin Thoma Akuini (1225-1274), Papa Klementi IX (1305 - 1314), etj.. Qëndrimet antiislame - me se kontribuonin në shtrembërime ndaj Islamit - i ndihmuan mjaft edhe orientalistët qëllimkëqij.

(1) Prof. dr. Bekir Topallogllu, “Fletë nga historia islame”, Universiteti Marmara, Stamboll, 1999, f. 4-5.
(2) Mr. Musa Musai, ‘Psikologjia e fesë si shkencë’, cituar sipas Hysein Peker, Din Psikolojisi, Samsun, 1993, f. 23 në: Përmbledhje punimesh, viti, I, nr, 1, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup, 2002, f. 53
(3) Më gjerësisht dhe në një stil komparativ, shih: dr. Muhammed Ali el Havli, “Komparacioni mes katër ungjijve”, Furkan-ISM, Shkup, 2002. Një komparacion të këtillë ka bërë edhe Malik Ibn Nebi, shih: Malik Ibn Nebi, “Kur’anski Fenomen’, SIZ, Sarajevo, pa vit botimi dhe Rahmetullah el-Hindi, “Triumfi i të vërtetës”, Logos/A, Shkup, 1996
(4) Shih: “Poslanička navjestanja radosne vijesti o dolasku poslanika Muhammeda a.s.”, Reshid Hafizovič, Takvim, 1995, Sarajevë.
(5) Ungjilli sipas Barnabës, kapitulli, 53, 54, 55, Prishtinë, 1998.
(6) Po aty, kapitulli, 216, f. 162, Prishtinë, 1998.
(7) Po aty, f. 180-187. (8) Sejjid Husein Nasr, “Srce islama”, f. 35-39, Duh i vrijeme, Sarajevo, 2002.(9) Për historikun e krishterizmit shih: Qani Nesimi, “Ortodoksizmi te shqiptarët – historia e religjioneve), Tetovë, 2005, f. 23- 33.
(10) Murad Hofmann, “Islami në mijëvjeçarin e tretë”, Furkan, ISM, Shkup, 2007, f. 178.
Islamgjakova/net
 
Titulli: Burimet e religjioneve tjera për Islamin

Cfare solli te re islami? Vetem nje bashkim(mish-mash) te Bibles se vjete dhe ate te re. Nje lloje supe qe vetem myslimanet mund ta kaperdijne. Islami nuk eshte me shume se rilindje e Dhjatres se Vjeter. Gjera qe diheshin me par se te hapte gojen Muhameti.
 
Titulli: Burimet e religjioneve tjera për Islamin

Allahu te shperblefte per artikullin ! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top