Burgjet, "pezull" pagat për gradat e 4 mijë policëve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


TIRANE - Rritja e rrogës, për 4 mijë efektivë të Policisë së Burgjeve ka mbetur "pezull" për shkak të mospërfundimit të procesit të caktimit të gradave për ta. Ndërkohë që administrata ka filluar ta marrë shtesën në pagë që pas miratimit të ligji në maj të këtij viti, vetëm punonjësit me uniformë blu ende nuk e kanë përfituar atë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas burimeve, e vetmja kategori së cilës ende nuk i është "servirur" ende shtesa në pagë janë punonjësit me uniformë të policisë së Burgjeve. Shkak për këtë mësohet të jetë fakti që nuk ka përfunduar procesi i caktimit të gradave të tyre, sipas projektligjit "Për Policinë e Burgjeve" të miratuar nga Komisioni i Ligjeve në nëntorin e vitit të kaluar. "Për shkak se masa e rritjes së rrogës është në përputhje me gradën e çdo punonjësi, shtesa në pagë do të përfitohet prej tyre në përfundim të këtij procesi", thanë burimet. Mësohet se rritja në pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve do të jetë në masën 8 për qind. E thënë në gjuhë shifrash, ajo varion nga 3 mijë deri në 8 mijë lekë të rinj.
*panorama*
 
Back
Top