Burg për të ndaluarit me 3.4 mln euro, dosja te Krimet e Rënda

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Burg për të ndaluarit me 3.4 mln euro, dosja te Krimet e Rënda

jota.png


Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg” për 4 personat e arrestuar për pastrim parash, pas sekuestrimit të 3.4 mln eurove në Portin e Durrësit.

Para gjykatës dolën të arrestuarit Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Po ashtu, ‘arrest me burg’ në mungesë është kërkuar edhe për dy kushërinjtë Vladi të shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 38 vjeç).

Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka transferuar çështjen Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Avokati i tyre Saimir Visha tha se klientët e tij janë viktima.”Dosja brenda 5 ditëve do të kalojë në kompetencë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe 10 ditë më pas aty do të fillojë vlerësimi i ligjshmërisë dhe caktimi i masës së sigurimit në lidhje me personat. Të katërt personat nën hetim sot çuditërisht u lanë në burg. U pranuan kërkimet e përfaqësuesit të akuzës edhe pse janë viktima në ratin konkret”.

Të arrestuarit janë rimarrë sërisht në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi, që besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare.

Verifikimi në sistemin Tims nuk ka dhënë rezultat pasi dy kushërinjtë Vladi nuk kanë rezultuar të kenë përdorur ndonjë pikë kufitare për të dale jashtë vendit që gjë shton dyshimin se ata mund të jenë larguar ilegalisht ose mund të fshihen brenda vendit.

Pavarësisht kësaj në të gjitha pikat kufitare janë shpërndarë fotot e tyre si dhe të dhëna të tjera për të bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin në rast se tentojnë të kalojnë.

Paralelisht po vijojnë hetimet edhe ne lidhje me dekonspirimin e operacionit. Drejtoria e standarteve profesionale në policinë e shtetit ka nisur procedimin disiplinor edhe per disa efektive të policisë kufitare në durrës dhe krimit ekonomik.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler.

(gazeta-Shqip.com)
 
Aman ore kjo Rilindja, u keput se futuri ne burg shoferet e transportit... lol
 
4 milion euro zgjidhin shume probleme e qe besa edhe burgun :uri:
 
Back
Top