Burg për ata që vjedhin energji

Sipërmarrësit që vjedhin energjine elektrike do të dënohet deri në 5 vjet burg.

[video=youtube;dBBF-4S8SMg]http://www.youtube.com/watch?v=dBBF-4S8SMg[/video]

Qeveria ka bërë gati një amendament për të ndryshuar kodin penal, i cili ashpërson fort masat për ata që vjedhin energjine elektrike, si për biznesin ashtu dhe për familjarët. Drafti që në fillim përcakton qartë se vjedhja e energjisë elektrike nuk do të konsiderohet më si kundravajtje penale, por do të quhet automatikisht krim, i cili dënohet me burgim.

Në ligjin ekzistues ky përkufizim ka qenë i paqartë, pasi në nenin përkatës dy paragrafe kundërshtonin njëri-tjetrin,

ku vjedhja e energjisë, njëherë cilësohej si kundravajtje dhe një herë si vepër penale. Kjo ka bërë që shpesh gjykatat t'i interpretonin rastet e konstatuara të vjedhjes së energjisë, si kundravajtje administrative, pa dënim me burg.

Por veç këtij qartësimi përfundimtar, drafti i ri ashpërson edhe masat ndëshkuese për ata që vjedhin energji, si për familjarët ashtu edhe për biznesin. Për konsumatorët familjarë, të cilët vjedhin energjinë, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dënimi me burg është deri në tre vjet.

Ndërsa, për biznesin ai shkon automatikisht në 5 vjet, për shkak se siç argumentohet në relacion në këtë rast vjedhja e energjisë ka rrethana edhe më të rënduara, pasi kryhet për qëllime fitmprurëse tregtare dhe jo për nevoja jetike si në rastin e familjarëve.

Paralelisht me dy ndryshimet e mësipërme në ligjin e ri do të konsiderohet krim, i cili dënohet me tre vjet edhe dëmtimi i qëllimshëm i matësave, që siç shpjegon Ministria po shndërrohet në një fenomen shqetësues shumë të përhapur. Ashpërsimi i masave ndëshkuese për vjedhjen e energjisë elektrike vjen në një kohë, kur gjithë sistemi energjetik dhe veçanërisht hallka e fundit e tij në shpërndarje është në një situatë të rënduar financiare për shkak të vjedhjes masive.

Pak kohë më parë Qeveria ka ngritur dhe një task forcë të posaçme, e cila drejtohet nga zëvendëskryeministrit për t'u përballur me sistuatën emergjente të sektorit energjetik.
/ Top Channel
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

5 vjet aqe pak:shokim: max do ishte deri ne 10 vjet , jemi lodh nga tjert se vjedhin e ne qe paguajm rrim ne terr.
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

hahhahahahah ne shqiperi te vjedhet kerri ,60% nuk paguajne tatime e po merr burg kush per energji...

Ne Kosove 40% paguajne 60 nuk paguajne se skan ku i marrin paret se energjia ne Kosove eshte me shtrejte se ne Gjermani duke marre mesataren e rrogave qe merren ketu.

Per ate kompanite e tilla eshte dashte me mbet prona te shtetit e jo mu shit e secili qe vjen e ngret çmimin///
 
Pe: Burg për ata që vjedhin energji

Me ne fund nje ligj qe te pakten tregon se duhet te vendoset shteti, te shpresojme qe do e zbatojne!
 
Titulli: Pe: Burg për ata që vjedhin energji

Me ne fund nje ligj qe te pakten tregon se duhet te vendoset shteti, te shpresojme qe do e zbatojne!

Po Po shteti duhet te filloj te funksionoje ne menyra tjera,jo tu fut njerzit e varfer neper burgje ;) Plus te rregullojn sahatat mates se nje shtepi me 4 llampa e nje tv te hargjosh 8 mije lek te reja energji ne muaj me duket pak si shum :)

He se gati qesh tu harru me qa do i ushqeje kto te burgosnit me taksat tona e ahahahahahhaha
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

Burg per mospagesen e nje fature? Absurditet! Gjoba po, pranohet. Burg? Zot na le mendjen e kokes!!!!
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

Burg per mospagesen e nje fature? Absurditet! Gjoba po, pranohet. Burg? Zot na le mendjen e kokes!!!!

Ku esht shprehur fjala "Burg per mospagesen e nje fature" .?
Për konsumatorët familjarë, të cilët vjedhin energjinë, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dënimi me burg është deri në tre vjet.
Sic esht shprehur dhe ne media, Burg per ata qe vjedhin energjin jo ata qe nuk paguajn
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

Denimi me i duhur eshte nje kombinim midis gjobes dhe burgut. S'mund te trajtohet ceshtja e dikujt qe ka vjedhur 1vit rrjesht energji me dike qe ka 10 vjet qe vjedh energji njesoj, dhe te dyve tu japesh te njejtin denim. Denimi duhet te pershtatet me krimin, ndryshe quhet tirani.
Sa per sahatet, pse s'investojne ne teknologji te re kta dhe te instalojne sahate te rinj tek te cilet s'mund te besh nderhyrje per te vjedhur energji, po direkt duan te burgosin popullin.
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

boo do me fuskan ne burg :(
 
Re: Burg për ata që vjedhin energji

Dhe ato qe paskan prish sahatet do u denokan me 3 vjet burg, po 80 % e leagjes time qe kan 10 vjet qe i kan prish sahatet? sa vjet u bie?

Mendoj se ska asgje te keqe tek ky ligj nqs merr per baze shkelesit pas shpalljes se ketij vendimi e mbrapa. NE fakt duhet nje ligj i rrepte pasi vetem me gjoba nuk ja dilet, jo per gje po nuk i paguajne, dhe denimi fizik mund te ndryshoj dicka ne ndergjegje te tyre.
 
Re: Burg për ata që vjedhin energji

Shqiperia ka Infrastrukturen ma skandal qe egziston ne europe,plus qe ka nje dhe cmimin shum te lart dhe taratura e sahatave asht me 30% vjellje ndaj klientave.
 
Re: Burg për ata që vjedhin energji

Mos e hengra une lol
 
Re: Burg për ata që vjedhin energji

Ska vend ne burgje pa mire e kane keta.Nuk paguan gjysma e Shqiperise madje as vete institucionet shteterore nuk paguajne.
 
Titulli: Re: Burg për ata që vjedhin energji

Ska vend ne burgje pa mire e kane keta.Nuk paguan gjysma e Shqiperise madje as vete institucionet shteterore nuk paguajne.

Institucionet nuk paguajne...qytetaret nuk paguajne.....por nuk po merren masa per keta

per ata qe vjedhin.....kshu e di une te pakten
edhe mire ti behet, se boll vodhen dhe faturat afrofe i pagujme ne...
 
Re: Burg për ata që vjedhin energji

Burg per ata qe vjedhin energji..
Po nese ne qe vjedhim energji duhet te denohemi me burg,po ju si shtet c'fare i bie qe na vidhni me vite dhe kjo gje nuk ka fund..
 
Titulli: Burg për ata që vjedhin energji

Ka njerez qe skan mundesi te paguajn energjin :(
besoj se keni degjuar qe babai var veten se ska mundesi qe tpaguaj energjin elektrike e len femijet e gjor rrugeve per gjynaf
Ky gjobat tjua vej atyre qe mkan vilen 4 katershe e jo popullit te varfer :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top