Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
stebleva.jpg


Stebleva eshte nje fshat ne rrethin e Dibres, por qe pas viteve ’90 e administron rrethi i Librazhdit. Ajo eshte nje zone e pasur natyrore, me pyje shumengjyreshe, burime me uje te kulluar dhe karakterizohet nga nje klime shume e mire. Stebleva shtrihet 1200 metra mbi nivelin e detit dhe eshte nje perle natyrore, si ne dimer qe mbulohet me debore dhe ne vere me gjelberimin e saj.

Emri i fshatit Stebleva vjen si pasoje e disa perpjekjeve te pasanikeve te Dibres se Madhe per te blere tokat e begata qe gjenden ketu, por steblevasit nuk i shiten asnje pellembe toke te huajve, madje disa biznesmene steblevas kane ndertuar shtepi pushimi per te kaluar ditet e tyre. Ky fshat ka nje territor te gjere qe nuk e ka asnje fshat ne Shqiperi, duke iu referuar ketu fushave, pyjeve, kullotave, rrafshnaltave, liqeneve, te cilat mbrohen denjesisht nga vendasit.

pyll_stebleva.jpg


Stebleva ka traditat me te mira te trasheguara brez pas brezi. Sherben si qender turistike per sportet dimerore dhe per sezonin klimaterik veror. Motivet qe kane turistet per kete zone jane te shumta, si : Mall per vendlindje, nevoje per ajer te paster e klime te shendetshme, ruajtja e traditave kulturore, folklorike dhe religjioze, si edhe aspektet e agroturizmit dhe ekoturizmit. Kjo klime vjen si pasoje e ndodhjes gjeografike qe jane metrat mbi nivelin e detit, prania e pyjeve,
orientimi blegtoral dhe bujqesor, faktore te cilet e bejne nje destincion te pelqyeshem per turistet.

stebleva1.jpg


Ne zonat malore qe ushtrohet sporti tradicional i skive, ofrohen pista per ski, impiante ngjitjeje, shkolla e skive, sherbime tregtare, lokale argetimi, etj. Parqet natyrore, rezervatet e gjuetise dhe peisazhet e mbrojtura jane disa nga zonat ekoturistike qe terheqin vizitoret per vlerat rekreative, edukuese dhe estetike te tyre. Disa nga vendet turistike qe ndodhen aty jane : Fusha e Stebleves, Mali i Raducit, mali i Draganit, kanionet e liqenit te Draganit, livadhet e Visharices, mali i Stratorit, pyjet e Mllaces, etj. Te gjitha keto perla natyrore karakterizohen nga ajri i paster, uji i ftohte mineral me veti te rralla kuruese. Te gjitha keto ofrojne qetesi fizike dhe shpirterore.


DSC_0860.JPG





Profili ekonomik dhe turizmi

Qysh ne vitin 1937 Stebleva ka percaktuar ekzakt kufijte e saj me fshatrat fqinje duke i regjistruar ato ne tapine e ketij viti. Gjithashtu fshati disponon edhe tapine e kohes se pushtimit turk. Vetem ne ekonomine pyjore Stebleve - Prodan, sipas statistikave ka 1200 ha pyje te moshes 80 vjecare te ruajtura ne gjendjen e tyre natyrale. Fshati Stebleve ka nje siperfaqe prej 5685,2 hektare. Nga kjo siperfaqe, 1350 ha jane pyje te uleta dhe kullota te gjelberuara, 2768 ha jane pyje te larta ahu, 80 ha jane pyje te reja pishe te zeze si dhe nje sasi pyjesh dushku. Pas ketyre pyjeve shtrihen kullotat alpine te Raducit dhe Visharices me burime ujore te kristalta. Disa nga vendet me bukuri te vecante jane: Fusha e Stebleves e pershkruar nga ujera pa mbarim, Mali i Raducit (2082m), Mali i Draganit, Liqeni natyral i Draganit, Geshtenjat e Egra, Fusha e 30-es, Cajret e Thata, Livadhet e Visharices, Kallkani (2134m), Mali i Stratorit, Pyjet e Mllaces, Pyjet e Kusarit, Perroi i Govatave, Cesma e Ataturkut, Vakefi i Stebleves Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Boroves etj. Numuri shume i madh i burimeve natyrale ujore, perrenjve, dy prej liqeneve me tipike te ketyre lartesive, numuri i madh i lendinave e livadheve, kullotat alpine dhe klima malore e ben Stebleven nje vend shume pershtatshem per turizmin malor. Ketu, turistet vendas dhe ata te huaj do te gjejne pervec resurseve nayrore edhe ambjente te pershtatshme strehimi dhe pushimi si dhe nje infrastrukture akomodimi qe po zhvillohet cdo dite, me resorte dhe ndertime te tjera qe po e plotesojne ate.Mbrojtja e ketyre pasurive natyrore dhe kthimi i Stebleves ne zone turistike eshte objektivi kryesor i Shoqates Stebleva.

Per me shume :
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top