“Bukuria për një grua bëhet problem vetëm në dy raste: atëherë kur nuk e ka…”/ Thëniet më të Bukura të Belluccit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Bukuria për një grua bëhet problem vetëm në dy raste: atëherë kur nuk e ka…”/ Thëniet më të Bukura të Belluccit​

monika.jpg

Pa ekzagjerim, Monica Bellucci është një aktore e mrekullueshme dhe një nga gratë më të bukura në Tokë.

Ajo është 56 vjeçe, por kurrë nuk pushon së frymëzuari stilistë, aktron në filma dhe kënaqet me jetën.

Ne kemi përzgjedhur disa thënie të mençura nga kjo grua fantastike për t’ju vërtetuar se një person i bukur nga pamja e jashtme gjithashtu mund të ketë një shpirt të mrekullueshëm.

Ne presim nga ju, si gjithmonë, në përfundim të leximit, të na thoni ciën prej tyre pëlqyet më së shumti.

Bukuria për një grua bëhet problem vetëm në dy raste: atëherë kur nuk e ka dhe atëherë kur është e vetmja gjë që ka.

Ndjenja e rehatisë së brendshme nuk është se si dukeni nga jashtë, por si ndiheni brenda.

Unë jam një person i lumtur, sepse kam përjetuar shumë dashuri për veten time – kam një familje shumë të madhe.

Çdo grua pëlqen të dashurohet.

Momentet e vërteta të kënaqësisë në jetën time janë kur ha me miqtë e mi.

Nuk mund të flitet për bukurinë si një lloj rëndese. Kjo nuk është e drejtë. Bukuria është një shans i madh, e për këtë njeriu duhet të jetë vetëm mirënjohës. Përveç kësaj, ajo do të kalojë, ju vetëm duhet të prisni. Siç e pati thënë një i mençur, veprimi i saj të jepet vetëm tre minuta, dhe pastaj duhet të jeni në gjendje ta zbukuroni vetë veten.

Ju nuk duhet t’i urreni njerëzit që janë xhelozë, sepse ata po e pranojnë se jeni më të mirë.

Çfarë do të bëj kur të plakem dhe reflektimi im në pasqyrë të mos më kënaqë më? Njëjtë siç bëri nëna ime. Unë nuk do ta shikoj më pasqyrën – unë do të shikoj fëmijët e mi.

Të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse ne i duam filmat.

Unë gjithmonë u them vajzave të reja: “Mësoni ta doni trupin tuaj!” Në fund të fundit, nuk ka asnjë ideal dhe është mjaft e qartë se një grua me forma nuk është më pak e bukur se një vajzë e hollë. Thjesht duhet të mësoni të pranoni veten për atë që jeni.

Feminiteti është harmoni, natyralitet dhe sensualitet.

Unë kurrë nuk do të jem elegante. Jam shumë dembele nga natyra. Unë dua të ha. Unë jam e vërtetë – kështu. Dhe nuk kam ndërmend të bëhem false.

Ju duhet të jeni zhgënjyes. Në fund të fundit, kush jemi ne: ca të çmendur që përpiqen të mbajnë ekuilibrin mbi një top, i cili vetë, duke u rrotulluar me një shpejtësi të tmerrshme, udhëton nëpër Univers. Kush mund të jetë perfekt në kushte të tilla?

Kohët e fundit vajza ime më tha: “Mami, unë dua të jem si ti. Nuk dua te punoj. Unë dua të bëhem nënë, dhe kur të rritem, vajza ime do të punojë.” Është thjesht e mrekullueshme: ajo nuk mendon se unë jam duke punuar!

Koha shkatërron gjithçka. Le të themi se keni një mollë të kuqe të bukur. Nuk do të vonojë shumë që ajo të tkurret, dhe krimbat do të mbushen në të. Thjeshtë e njëjta gjë me njerëzit.

Unë kurrë nuk do të doja të isha 20 vjeçe përsëri.
b;shkolla e suksesit.
 
Kam pasur kalendarin max te 99 te kësaj...po aq kalendari mjafton per te shpjeguar largpamjen e saj...

Ps po ju ra rasti hidhini nje sy 😅
 
Kam pasur kalendarin max te 99 te kësaj...po aq kalendari mjafton per te shpjeguar largpamjen e saj...

Ps po ju ra rasti hidhini nje sy 😅
sill ndonje link,ku ta gjejme?
 
Ne gugll moj ku ta gjesh 😅😅
 
sme doli gjo mor. ahhahahahahahahaha
 
E bukur mjaftee. :)) fotot mjafte artistike dhe te bukura!
Kjo nuk thote qe bukuria s`duhet vlersuar,thjesht duhet dhe bukuria e mendjes dhe shpirtit.
O me beso e kam vlersuar shume ne adoleshence....dite per dite e vlersoja 🤣🤣😑
 
Kjo esht na ato dashurit e para qe nuk harrohen kollaj , me kte kemi filluar fantazitë e para ne 😝
 
S'di pse asnje thenie nuk me erdhi reale. S'pati asnje emocion tek une. 🤷‍♀️
 
Me ka thene njehere nje rob i mencem.
Nje grua e bukur por budallaqe do mbetet perhere nje Budallaqe e bukur. Por, nje grua e zgjuar dhe jo e bukur do mbetet: Nje femer e zgjuar, por jo fort e bukur. 😁
Hajd mo, ngushellojme nga pak veten. C'te bejme tjeter!🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top