Bukuria e të famshmeve

braziljania

Anëtar i Nderuar
Megjithëse kanë mundësi të blejnë preparate të shtrenjta kozmetike, bukuroshet si Ketrin Zeta Xhons, Kameron Diaz dhe Sandra Bullok mbështeten në preparate natyrore 15 Shkurt, 2009


Megjithëse është ikonë e shtëpisë së modës “Elizabeth Arden”, aktorja Ketrin Zeta Xhons më së shumti preferon kozmetikën e bërë në shtëpi:
- Fërkoji përzierjen e mjaltit dhe kripës në tërë trupin, në mënyrë që të bëjë piling (heqje të qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës) dhe t’ia japë lëkurës lagështinë e duhur. Po ashtu, në vend të regjeneratorit të flokëve, përdor një preparat natyror me mjaltë – thotë bukuroshja e famshme. Por, ajo nuk është e vetmja që shërbehet kohë pas kohe me truke të vogla. Kameron Diaz ka probleme me akne, prandaj i duhet t’i evitojë procedurat agresive të pilingut. Për këtë shkak, ajo çdo ditë e fërkon fytyrën me qumësht pluhur, nga i cili lëkura bëhet shumë e butë. Nëse zgjohet me qeska të syve, Sindi Kraford qet rriska të patateve të freskëta në sy, kurse Goldi Haun e zgjedh këtë problem në një mënyrë më drastike – me krem që zakonisht përdoret për hemorroide. Aktorja italiane Ornella Muti trenohet pas maskës me kivi të ndrydhur, të cilit i shton edhe pak mjaltë dhe jogurt. Për një pamje rinore, ajo e mban këtë maskë 20 minuta në fytyrën e saj. Edhe Sandra Bullok është adhuruese e pemëve – çdo mëngjes e fërkon fytyrën me grisha mollësh, gjë që e pastron lëkurën për mrekulli.
n Nëse në puçërr qitni pak pastë dhëmbësh, ajo do të përthahet. Mund të ndjeni një djegie të lehtë.
n Qeskat e përdorura të çajit (qoftë të zi, apo të kamomilit), mbani në kapakë të syve për 10 minuta, në mënyrë që të keni sy më të bukur.
n Kastraveci përmban vitaminë C dhe përbërës të tjerë që i qetësojnë irritimet e lëkurës. Ai është i dobishëm edhe kundër djegieve në diell, si dhe e ngreh paksa lëkurën e fytyrës.
n Për shkak të përbërësve të saj (vezëve, uthullës dhe vajit), majoneza është preparat i mirë për kthimin e shkëlqimit të flokëve.
n Patatet e freskëta të gërryera mund të përdoren si maskë për fytyrë. Ato i largojnë rrudhat e vogla.


kosovasot*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top