Buja: Vajzat me shami nuk përjashtohen më nga shkollat

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT të Kosovës, Ramë Buja, ka deklaruar se vajzat kosovare që mbajnë shami islame nuk do të pengohen më të ndjekin arsimin në shkollat publike të vendit.

Reagimi erdhi pas paralajmërimit për protesta nga lëvizja “Bashkohu”.

“Ne kemi pasur takime të shumta. Tash për këtë çështje ka mbetur vetëm kohë për t’u rregulluar. Do të shohim bashkë me kryeministrin se çfarë mund të bëhet. Unë do të jem iniciues i asaj që askush të mos pengohet për të vijuar shkollën, pavarësisht përcaktimit të tij fetar”, ka deklaruar Buja për mediat vendase.

Ndërkohë, Lëvizja “Bashkohu” e kishte anuluar protestën e saj të paralajmëruar për sot. /Start/
 
Pe: Buja: Vajzat me shami nuk përjashtohen më nga shkollat

Jam dakort, shkolla eshte laike gjithkush mund te shkoje :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top