Bugatti 16C Galibier i cili është paraqitur kohë më parë në panairin e automjeteve të Frankfurtit, është krijuar për nder të njëqindvjetorit të këtij prodhuesi, e ai paraqet një superautomjet transportues për katër persona.
Tani është paraqitur edhe lajmi jozyrtar se 16C Galibier ka marrë dritën e gjelbër për prodhim, edhe pse krejt kjo mbetet në nivel të thashethemeve.
Shiko fotografinë 1725493
Më herët kemi dëgjuar edhe deklarata se, edhe nëse vjen deri tek ai, prodhimi serik nuk do të fillojë para vitit 2012. E nëse vjen deri tek prodhimi, blerësit për të do të duhet të ndajnë “vetëm” një milionë euro.
Shiko fotografinë 1725494
Sa për rikujtim, ky model ka motor tetë-litërsh me 16 cilindra, gjersa vlerësohet të ketë rreth 800 kuaj fuqi.
http://www.youtube.com/watch?v=YWLQ9yW2t94
*telegrafi*