BSH: 200 lekëshi i ri, në treg të hënën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Banka e Shqipërisë njofton qytetarë se në datën 20 korrik do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e prerjes 200 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2007. Vendimi për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe është në përputhje me programet e mëhershme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 200 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë.
Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht, do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Kartëmonedha e re, e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, duke filluar nga data 20 korrik 2009, kartëmonedha e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2007, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Shekulli
 
Back
Top