Ado
FISEBILIL-LAH
Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën e tij se deri në fund të javës do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për planin gjashtëpikësh të OKB-së për praninë ndërkombëtare në Kosovë.
Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane, Christina Gallach, i tha BBC-së se BE-ja shpreson në shtrirjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës deri në dhjetor të këtij viti.
Sipas saj, ky mision do të punojë në kuadër të rezolutës 1244, që vazhdon të ofrojë një rol për OKB-në.
Gallach tha se kjo nuk do të kufizojë mundësitë e EULEX-it që të punojë me institucionet e Kosovës mbi bazën e ligjeve të aplikueshme në Kosovë.
Ajo theksoi se EULEX-i do të mbajë përgjegjësi të kufizuara ekzekutive dhe, në të njëjtën kohë, do të respektojë kornizën institucionale dhe ligjore të Kosovës.
Autoritetet kosovare e kanë kundërshtuar marrëveshjen e OKB-së me Serbinë mbi bazën e një plani gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon, për të ardhmen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Por ato thanë se do të vazhdojnë bisedimet me autoritetet ndërkombëtare për shtrirjen e misionit evropian për drejtësi dhe polici në tërë territorin e Kosovës, por pa kushte.
Plani gjashtëpikësh u kundërshtua për shkak se, siç thuhet, përmban elemente të ndarjes në vija administrative të Kosovës, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave.
Beogradi zyrtar bëri me dije se ka arritur marrëveshje me OKB-në për planin i cili, nëse miratohet, do të mundësojë shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.
Një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, i paraparë të mbahet të martën, u shty për fundjavë, pas kundërshtimit të Prishtinës ndaj planit të OKB-së. /bbc/