Brukseli në këmbë për Ziadin Selën, protestë masive para Komisionit Evropian

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një grup shoqatash kanë paralajmëruar protestë masive në Bruksel në përkrahje të Ziadin Selës dhe zbardhjen e sulmit të huliganëve ndaj tij natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Protesta do të mbahet më 10 maj me këtë orar:
1) Do të organizohët një protestë të mërkurën më 10 maj në orën 15:00 përpara Komisionit Evropian (rond-point Schuman – 1000 Bruksel)
2) Do të dërgojët një letër autoriteteve evropiane.
Teksa përshëndet zhgjedhjën e Kryetarit te ri të Kuvendit, kolektivi organizues :
– dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionin e Parlamentit dhe liderët e opozitës ;
– i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës ;
– kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të Shqiptarëve si një komunitet shtetformues;
– I bëjnë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj shtetit maqedonas por dhe të aktivizohën më intensivisht në instancat ndërkombëtare;
– I bëjnë thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminues ndaj Shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevski për largimin e tij dhe ballafaqimin me organët e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim fondësh publike;
– I bëjnë gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj në zgjerimin, paqën dhe stabilitetin në Rajon teksa ky i fundit rrezikohët nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.
Kolektivi organizues i përket shoqërisë civile dhe apelon për një pjesmarrje të të gjithë Shqiptarëve në protestën e të mërkurës 10 maj pa asnjë dallim.
Sela-620x330.jpg
http://www.shqiptari.eu
 
Back
Top