Brukseli i hap dritën jeshile Shqipërisë

Love

βeℓℓe â๓e
Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën, ku kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, miratoi rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.

timthumb.php


Ndërkohë pak më herët se të miratohej rezoluta, europarlamentarët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që Shqipëria ka bërë në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita.

"Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa, për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, u shpreh europarlamentari, Volfgang Grossruck.

Por ky qëndrim i Grossruck-ut ka hasur në kundërshtimin e kryetarit të Komisionit,Elmar Brok i cili tha se nuk ka rëndësi se cila parti i ka pranuar zgjedhjet, por e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet palëve. Bruk kërkoi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit.

Tashmë rezoluta pritet të miratohet dhe nga Parlamenti Evropian. për t'i hapur rrugën vendimit final që do të merret nga Këshilli i BE-së më 19 dhjetor. Deri tani nuk ka pasur asnjë zë kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë dhe vendimi pritet të jetë pozitiv.

Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Kërkesa u konsiderua lëvizje politike pasi, zyrtarë të BE-së thanë se kërkesa është bërë para kohe.

Në tre progresraportet e fundit, ku është marrë në konsideratë kjo kërkesë e Shqipërisë, në dy prej tyre u Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit me plotësimin e disa kushteve. Shqipëria dështoi në plotësimin e tyre deri në maj të vitit 2013, kur parlamenti miratoi me konsensus tre ligjet e kërkuara.
Shekulli
 
Back
Top