Presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, mbrëmjen e djeshme kanë marrë pjesë në një darkë shtetërore në Argjentinë të ftuar nga Presidenti vendas Mauricio Macri.
Por kjo mbrëmje nuk ka kaluar pa surpriza pasi gjatë darkës kërcimtarë të paguar për të argëtuar të ftuarit, kanë nxjerrë në kërcim Presidentin dhe gruan e tij.
Në foto shfaqet Obama duke kërcyer tango me një balerinë, e pak më tutje Zonja e Parë duke kërcyer me një kërcimtarë profesionist.
Edhe pse në fillim Obama është stepur të kërcejë, këmbëngulja e balerinës e ka bërë atë të dalë në ‘skenë’.
Këto pamje vijnë vetëm pak ditë nga ngjarja tragjike e Brukselit që tronditi botën, ku mbetën të vrarë dhjetra persona e u plagosën qindra të tjerë nga sulmet terroriste.
Gazeta panorama.