Bruksel, dështon raundi i bisedimeve Kosovë –Serbi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
45096_12.jpg

BRUKSEL-Takimi i parashikuar që të zhvillohej sot në mbrëmje në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë është anuluar. Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së palës serbe që insistoi që në dialog të përfshihet edhe çështja e Veriut.

Ndërkaq delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, sonte në Bruksel, kanë diskutuar ndaras me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Robert Kuper. Raportohet se në këto takime të ndara është biseduar për zhvillimet e sotme në pjesën veriore të Kosovës.

Temat e parashikuara për sot, në dialogun teknik ndërmjet dy vendeve, janë shtyrë për nesër, kanë thënë zyrtarë të BE-së në Bruksel.
Të dy delegacionit do të përpiqen sërish të mërkurën që të diskutojnë për temat që janë në tavolinë, por gjithçka varet nga zhvillimet në pjesën Veriore të Kosovës, ku serbët e barrikadave po sulmojnë ushtarët e NATO-s dhe këta të fundit janë kundërpërgjigjur.
NESER TAKIMI
Shtyhet për nesër takimi i sotëm në Bruksel i raundit të shtatë të dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i paraparë të zhvillohet gjatë dy ditëve.
Këtë e bëri të ditur pak më parë kryesuesja e delegacionit të Kosovës, zv/kryeministrja Edita Tahiri.
"Ne sapo përfunduam një takim me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-ve, përkatësisht z. Cooper dhe z. Reeker, të cilët na njoftuan se delegacioni i Serbisë është vonuar në takim, kështu që përfundimi i përbashkët ishte që takimi të shtyhet për nesër në mëngjes”, deklaroi zv/kryeministrja Tahiri.
"Ne u pajtuam me këtë çështje, por theksuam se krahas axhendës teknike që do ta kemi për katër çështjet e diskutimit, theksi jonë si qeveri e Republikës së Kosovës bie në çështjet e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve”, tha ajo.
"Ne si qeveri kemi qenë konstruktivë dhe vazhdojmë të jemi si për arritjen e marrëveshjeve, si për implementim, prandaj kërkojmë që kjo çështje të adresohet seriozisht dhe zyrtarisht nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në mënyrë që të vlerësohen performancat dhe Kosova të fitojë progres drejt BE-së”, theksoi Tahiri duke folur nga Brukseli sonte në Televizonin e Kosovës.
Sipas burimeve zyrtare të qeverisë së Kosovës, në këtë raund do të bisedohet për katër çështje: telekomunikacioni, energjia, bashkëpunimi rajonal, si dhe ngecjet e implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë dialog.
Qeveria e Republikës së Kosovës bënte të ditur dje se në kuadër të përgatitjeve për këtë takim ka shprehur shqetësimet zyrtare për ngecjet e të gjitha marrëveshjeve e veçanërisht për shkeljen e marrëveshjes për tregtinë e lirë nga ana e Serbisë, që ndërkohë Qeveria e Kosovës po e zbaton që nga 16 shtatori.
Ndërkaq, për shkak të ngecjeve të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga ndërmjetësuesi Cooper që të bëhet një vlerësim zyrtar për çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve, pra të vlerësohen përformancat e te dy palëve gjatë gjithë procesit të dialogut, si dhe ka kërkuar që konstruktiviteti i Qeverisë i dëshmuar gjatë gjithë bisedimeve të reflektojë në progresin e Kosovës drejt integrimit në BE.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun, por konsideron se zbatimi i marrëveshjeve është çelës për suksesin e dialogut

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top