BRUKSEL - Bisedimet e radhës mes Prishtinës dhe Beogradit duket se janë përmbyllur me një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave tashmë është e konfirmuar se marrëveshja është arritur, por ende nuk janë bërë publike hollësitë, se si është bërë rënditja e shënimeve në fusnotë dhe a është përfshirë aty edhe Deklarata e Pavarësisë.
Shumë shpejt pritet edhe konfirmimi nga zyrtarët qeveritarë dhe ata të BE-së për marrëveshjen e arritur.
Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.
(er.nu/BalkanWeb)