Britania nis heqjen e shtetësisë për 300 shqiptarë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
اështja e heqjes së shtetësisë britanike të shqiptarëve kalon testin e parë ligjor, pasi më 27 Shkurt 2017, Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar lejen për të apeluar kundër vendimit të Sekretares britanike të Shtetit për Punët e Brendshme, për heqjen e shtetësisë britanike, që është përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Seanca e plotë gjyqësore dhe përfundimtare do të zhvillohet nga fundi i vitit 2017, apo fillimi i vitit 2018 dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme pritet të jepet nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Të gjitha çeshtjet e tjera që janë në pritje në Home Office, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme.

Janë mbi 300 raste, kur Ministria e Brendshme britanike Home Office ka nisur procedurat për heqjen e nënshtetësisë britanike emigrantëve shqiptarë, pasi u zbuluan se ata kishin mashtruar me kërkimin e azilit.

Home Office ka ngritur një departament të veçantë, i cili ka si qëllim investigimin e azilantëve shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë britanike përmes mashtrimit.

Vitin e shkuar, mediat britanike raportuan se dy shqiptarët Avni Metra dhe Saliman Barçi, që të dy nga Burreli, të dënuar për vrasje nga drejtësia shqiptare, kishin përfituan nënshtetësinë britanike përmes mashtrimit.
auto_17093138_10212084358734962_465620089_o-768x4621488473771.jpg
http://www.botasot.info
 
Back
Top