Britania bazohet në Sheriatin Islam në çështjet e trashëgimisë
Autoritetet britanike bazohen në Sheriatin Islam duke e miratuar si burim legjislativ për komunitetin islam lidhur me çështjet e trashëgimisë.
Gazeta britanike The Telegraph thotë: Miratimi i sheriatit islam si një burim ligjor për pjesëtarët e komunitetit islam lidhur me çështjet e trashëgimisë do të nxisë përvoja të mira në sistemin ligjor britanik. Kjo është hera e parë që Britania bazohet në sheriatin islam si një burim legjislativ në dispozitat që i zbaton.
Në Britani jeton një komunitet i madh musliman, por megjithatë atyre u mungon një përfaqësim politik i denjë i tyre.
Komuniteti musliman në Evropë i është ekspozuar një persekutimi të gjerë që nga sulmet e shtatorit 2001.
Data: 13 Prill 2014 14:44
Autori: GazetaExpress