Love
βeℓℓe â๓e
-
- Anëtarësuar më
- May 31, 2010
-
- Mesazhe
- 8,633
-
- Reagimet e mara
- 731
-
- Vendndodhja
- A jamais à toi.. A jamais à moi.. A jamais à nous.
Një djalë 11-vjeçar fluturoi në Romë vetëm, pa pasaportë dhe pa biletë udhëtimi.
Liam Korkoran hipi në një avion në aeroportin e Mançesterit, pasi kishte ikur nga pishina ku e kishin lënë prindërit.
“Nuk kisha asgjë me vete dhe askush nuk më kërkoi ndonjë gjë,” tha ai.
Djali, i cili nuk kishte qenë kurrë jashtë vendit, kishte kaluar sigurimin, duke thënë se ishte në pushime me familjen që kishte ecur përpara.
Stafi i aeroportit të Mançesterit që ishte në turn, u pezullua pasi 11-vjeçari kaloi pesë pika të kontrollit të sigurisë, duke u ngjitur në fluturimin e “Jet2” për në Romë.
Babai i Liamit, Aaron Fort, i cili i kishte folur të birit për udhëtimet me “Jet2”, mendonte se i biri po merrte leksione noti në pishinë në Vajthenshave, Britani. Djali ka ecur tri milje deri në aeroport.
Fort i alarmuar tha se, nëse djali i tij do të kishte zbritur nga avioni në Romë me të njëjtën lehtësi që hipi në të, Zoti e di se ku mund të kishte përfunduar.
Djali u zbulua nga pasagjerët e tjerë, të cilët njoftuan menjëherë stafin kur e panë atë të pashoqëruar, e që nuk dinte ku të ulej.
Burimi: panorama