Brian Filipi, sot lamtumira e fundit!

elbruna

Anëtar i Respektuar
Sot pas mesdite do t’i jepet lamtumira e fundit talentit shqiptar Brian Filipi, i cili humbi jeten ne menyre tragjike, pasi u godit me shpejtesi nga nje makine qe drejtohej prej nje gruaje 52-vjecare.

Per nder te 20-vjecarit, ne qytetin e Ravenes eshte mbajtur nje minute heshtje, nderkohe qe ndeshja e kampionatit me Foxhian u shty per ne daten 30 shtator. Ceremonia mortore do te zhvillohet ne oren 15.30 ne kishen “Duomo di Cervia”, ndersa me pas arkivoli me trupin e pajete do te udhetoje drejt Shqiperise, ku do te jete edhe banesa e fundit e futbollistit te pafat.

Klubi i Liges Pro italiane i ka shprehur ngushellime familjes se djaloshit nga Lezha. Nderkohe, kryetari i Bashkise se Ravenes, Fabricio Mateuci, tha: “Futbolli humbi nje sportist premtues. Lojtaret e Ravenes humben nje shok te shkelqyer skuadre dhe nje mik te madh”. Me dhimbjen per humbjen e Filipit u bashkua edhe klubi i Serise A, Palermo, qe gjate veres kishte nje opsion per blerjen e sulmuesit te perfaqesues Under-21.

Nje dedikim i vecante ka ardhur edhe nga lojtari i Specias (skuader e kategorise se katert italiane), Buskaroli: “Goli im ne barazimin me Kavanezen i dedikohet Brian Filipit, ish-shokut tim te Ravena. Kjo rrjete ishte e gjitha per te”.
 
Vertet e tmerrshme ne nje moshe kaq te re ,,, Ngushellime familjes!
 
Back
Top