Brenda 24 oreve, tre te mbytur

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Tre persona jane mbytur ne 24 oret e fundit ne vend, ne det, rezervuare apo kanale vadites, duke e cuar numrin e viktimave ne ujrat shqiptare ne 12 vetem per kete vere.

Rezervuari i fshatit Peze Helmes ne rrethin e Tiranes, preferohet nga banoret e zones te cilet per arsye ekonomike nuk mund te pushojne ne bregdet.

Vetem dy femije jane duke u lare gjate paradites se te martes per shkak te mbytjes se nje 52-vjecari ne mbremjen e se henes.

Fiqiri Muca ngeli ne balten e ketij rezervuari pa mundur dot te dale me.

Edhe pas ngjarjes se rende dy femije kane ikur pa leje nga shtepite e tyre per t’u hedhur ne ujrat e turbullta te ketij rezervuari. Familjaret thone se eshte e rrezikshme.

Nderkohe qe ne Durres 22-vjecari Qatip Ferhati duke u hedhur nga lartesite theu verterben dhe nuk mundi te dale dot nga deti duke mbetur i mbytur, ndersa ne fshatin Pinar te Tirane, nje 2-vjecar ra ne kanalin e ujit te fshatit dhe ka humbur jeten.
*tch*
 
Back
Top