gent durazzo
Member
• Kreu i ekzekutivit italian ka hapur serish polemika me deklaratat e tij ku më e fundit ka qënë ajo e sotmja kundër bombardimeve mbi Serbi. Berluskoni deklaroi se “Nëse do kishte qënë në pushtet në vitin ‘98, nuk do të kishte lejuar që italianët t’i ishin bashkuar forcave te NATO-s për të bombarduar Serbinë gjatë luftës së Kosovës." Në vijim të deklaratës, kreu i ekzekutivit italian tha gjithashtu se "qeveria e tij nuk ka leshuar asnje bombë mbi Irak"
ROME-Nëse do të kishte qënë në pushtet në vitin 1998, kryeministri aktual i Italise, Silvio Berluskoni nuk do të kishte lejuar që ushtria italiane t’i ishte bashkuar forcave te NATO-s për të bombarduar Serbinë gjatë luftës së Kosovës. Kreu i ekzekutivit italian ka hapur serish polemika me deklaratat e tij ku me e fundit ka qene ajo e sotmja kundër bombardimeve mbi Serbi.
Gjatë prezantimit të fundit të librit të moderatorit te njohur Bruno Vespa, Berluskoni ka leshuar akuza kundër qeverise italiane te vitit 1998, kur ajo drejtohej nga Masimo D’Alema. “Italia nuk mori pjesë në luftë. Bombat në Serbi i hodhi D’Alema”. Kreu i ekzekutivit eshte shprehur se në Irak ushtria italiane nuk ka marre pjese ne lufte, por në rindërtimin e vendit dhe në ndërtimin e demokracisë së bashku me 35 vende të tjera. “Nuk kemi lëshuar bomba, ashtu siç ka bërë qeveria D’Alema ne Serbi”, ka thene kryeministri italian, duke shtuar se qeveria e tij nuk do ta kishte bërë këtë. Deklaratat e kreut të ekzekutivit italian, të cituara nga mediat italiane vijnë pak ditë pas vizitës së tij në Shqipëri.
Më pas kryeministri italian ka bere nje ekzpoze te pergjithshme të planeve te ushtrise italiane per vitin 2009 ku në qëndër të diskutimit ka qënë Afganistani.