Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Love

βeℓℓe â๓e
Përplasje deklarimesh për makinën e ish-ministres.
Bregu: Jaguari im 6000 euro, fansat: Na trego faturën!
“Znj.Majlinda, që të bëheni më bindëse për ne që lexojmë gazetat, tregoni librezën e makinës”

bregu-jaguar-300x210.jpg

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka dashur dje që të “sqarojë me dy fj-alë”, siç tha edhe vetë ajo, çmimin e makinës së saj, tip “Jaguar”.
Ajo la të kuptohet se automjeti i ka kushtuar vetëm 6 000 euro, ndërkohë që një markë e tillë, prodhim i viteve të fundit, në treg vërtitet nga 60 000 euro deri në 90 000 euro. Reagimi i saj përmes profilit personal në Facebook ka ardhur pas publikimit të disa fotove të Bregut me makinën e shtrenjtë dhe çmimin e saj në gazetën “Panorama”, për të cilat ish-ministrja duket se ka rezerva. “Po ju them dy fjalë: Ju ftoj të gjithëve ju që nuk dini se çfarë çante kam në dorë, por i besoni gazetës se bën 20 mijë euro, që nuk dini se e kujt viti është makina që kam blerë, sa km ka bërë, çfarë opsionesh ka, elementë të cilat çmimin e largojnë më shumë se 10 herë nga vlera që të përditshmet e pavarura ju servirin për t’ju lënduar, të kërkoni informacion për të vërtetuar sa, ku, si është e vërteta. Unë e bëj këtë çdo vit zyrtarisht, në përgjigje të ligjit e jo të pallavrave që duan të shesin gazetat”, ka shkruar Bregu në FB, ndërsa aludon edhe për “pse-të” e këtyre lajmeve. “Ndoshta për të tërhequr vëmendjen nga mënyra se si po ‘i mban premtimet’ qeveria. Për të manipuluar opinionin me sajime, në mënyrë që sa herë të dëgjoni për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të KM pa procedurë, me fonde që nuk dihet nga vijnë, nga kush e pse u bëkan dhuratë etj., t’ju bëjnë të mendoni se fajin e kanë ata që sot janë në opozitë e se të gjithë janë njëlloj”.

Reagimet
Pas statusit të saj në FB, kanë vërshuar reagimet pro dhe kundër. Në profilin e saj personal komentet kanë qenë me superlativa se sa zonjë e hijshme dhe fisnike ngjan ish-ministrja, ose se sa duhet ajo në popull kur blen gjëra të shtrenjta, siç është rasti i fanses Joana Josifi: “Znj. Majlinda, nëse janë të vërteta çmimet që përmenden nëpër gazeta, po më shtohet dashuria për ju akoma më shumë, jeni idhulli im! Ju nuk meritoni aq, por akoma më shumë, se keni qenë e për mua vazhdon të jesh Kokë Shteti”. Por, shumë nga komentuesit i kanë kërkuar drejtpërdrejt Bregut që të publikojë faturën e blerjes së makinës “Jaguar”. “Na e sill pak atë deklaratën e pasurisë që ta shohim dhe ta besojmë, se me fjale je e zonja”, i shkruan një fans me emrin “Ditari Shvejkut”, ndërsa mbështetet nga një tjetër i quajtur Bledar Myftaraj: “Zgjidhje shumë e thjeshtë. Bravo! S’ka nevojë për llafe të kota”. Rrubjeka Durrës është një tjetër komentues që i sugjeron Bregut: “Znj.Majlinda, që të bëhet më bindëse për ne që lexojmë gazetat, na e tregoni librezën e automjetit (fotokopje)”. Këtyre personave Bregu u është përgjigjur: “Mund t’ia kërkoni ILDKP. E keni publikisht në internet”. Por, te sajti i ILDKP-së nuk ekziston ndonjë deklarim i tillë dhe këtë fakt ia kanë vënë në dukje komentuesit e tjerë, të cilët kanë vijuar më tej debatin se sa kushton një makinë e tillë në treg, madje duke iu referuar okazioneve më të mira.
اmimi i “Jaguar”
Klodian Mitro i shkruan Bregut se “në faqen e MOBILE.DE qenka e lira moj Maji(Majlinda) vetëm për 35 000 euro”. Ndërsa Xhezar Blloshmi, ndër të tjera, i thotë: “Para se të komentoja, bëra një kërkim në internet dhe më del që makina juaj, edhe e përdorur, është shumë e kushtueshme. Këtu nuk shoh publikime gënjeshtrash”. Këto janë citime të shkëputura direkt nga komentet e faqes personale të Bregut në Facebook, ndërsa nëse do t’u referoheshim sajteve të tjera të internetit ku është publikuar reagimi i saj, fjalori dhe pyetjet që i bëhen ish-ministres nuk janë kaq të moderuara. Në gjithë këtë debat nuk kanë munguar as batutat. Pas deklarimit të Bregut se “Jaguar”-i i saj ka kushtuar rreth 6000 euro, dikush ka nxituar t’i ofrojë asaj “në dorë” 12 000 euro për t’ia blerë. Ndërsa dikush tjetër i ka dhënë “të drejtë” Bregut për çmimin 6000 euro, nëse “Jaguar”-i është blerë i vjedhur.

majlinda-bregu-facebook1.jpg

Skepticizmi
Pas publikimit të deklaratës të Bregut në Facebook, komentuesit nëpër sajte të ndryshme dhe blogje kanë shprehur masivisht skepticizmin për çmimin që ish-ministrja thotë se e ka blerë “Jaguar”-in. Ata kanë postuar dhjetëra linqe ku shiten makinat e përdorura, ku në asnjë rast nuk rezulton të gjendet me 6 000 euro një markë e tillë automjeti. Gjithashtu, duke vëzhguar makinën e Bregut, komentuesit shkruajnë se ai “Jaguar” është prodhim i vitit 2011, megjithatë, të tjerë lëkunden deri në vitin 2009. Por, jo prodhim më i vjetër se kaq…

Panorama

maj44-474x207.jpg

maj1.jpg

maj2-474x380.jpg
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Duket qe nuk marrin ere nga makinat disa ketu:
Nje makine varet nga numri i kilometrave te kaluara se pari
Pjeset ekstra te shtuara qe i rrisin vleren e makines
Pastaj vjen numri i perdoruesve te mehershem te makines sa me shume qe e kan pas para teje aq me teper vlera bie
Gjendja teknike ....
E shume e shume gjera te tjera media koti sdin te bejne nje vleresim te nje makine e turren veq te kryqezojne dikend ,Sot ke ne treg bmw x6 2013 40 000-50 000 euro po ke Bmw x6 2009 qe e merr me 15 000euroo
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Ndërsa në Shqipëri, në ato pak okazione që janë, “Jaguar”-i i përdorur dhe i vitit 2008-2009 shitet diku te 35 mijë euro.
Sa??? Po gjete ndonje budalla hajde de! Tek 15-16 mije euro max mund te shkoje.
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Makina e saj ben 60 mij euro, Thoni po deshet kodra mbas bregut:P:lol:

PSe si kujtoni ju do iknin demokratet duke na lene arken plot?
 
2 milion bon o loverman sa e kristiano ronaldos
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Jaguari esht i seris XF Luxury

Cmimi varjon nga 15.000€ (qe nuk esht rasti Majlindes) deri ne 90.000€ (dhe ky nuk esht)!

Cmimin real vetem ajo mund ta dij,ose le te na tregoj me fotografi librezen qe ti afrohemi cmimit real.

Makina futet tek makinat e Lluksit,dhe s'esht nen 20.000€ duke par disa detaje.

Cuditem pse gjith kjo vemendje... Nese do shikojm makinat e Politikanve Shqiptar,Edi Rama zoteron nje Mercedes Benz S (qe pretendon ja kan ber dhurate) dhe nje Cadillac model Amerikan.

S'po vazhdoj me tej...
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Kta rrinë në FB gjith ditën dhe merren me lllogaritë dhe makinat e të tjerve...në vend që të shkojnë të punojnë dhe të blejnë Jaguar si Majlinda Bregu...makinat s'blihen me FB por me punë.
Ministrat e kanë rrogën e mirë kshu që besoj se del ajo rrogë per te ble nje makine te mire kshu qe jo domosdoshmerisht eshte blere me leket e vjedhura te popullit.
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Dhe dicka...

Kto grate e Parlamentit (shumica) kan dhe bashkeshorta,per kete bashkeshortin e Majlindes kam degjuar nga njerez qe e njohin direkt dhe leket si mungojn per ti ber bashkeshortes nje dhurate 25.000€!

Sic ja ben Iliri Monikes nje fustan 7.000€ ose Deputeti Rames qe zoteron Mercedes Benz-in Rames nje S-Classe 40.000€.
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Sa??? Po gjete ndonje budalla hajde de! Tek 15-16 mije euro max mund te shkoje.

Me krah Anglez aq shkojn... mire e ke!
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Kta rrinë në FB gjith ditën dhe merren me lllogaritë dhe makinat e të tjerve...në vend që të shkojnë të punojnë dhe të blejnë Jaguar si Majlinda Bregu...makinat s'blihen me FB por me punë.
Ministrat e kanë rrogën e mirë kshu që besoj se del ajo rrogë per te ble nje makine te mire kshu qe jo domosdoshmerisht eshte blere me leket e vjedhura te popullit.

Dhe sa e ka rrogen 1 Minister/re , jam kurioze ?
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Dhe sa e ka rrogen 1 Minister/re , jam kurioze ?
Ate qe deklaron, nja 1 milion e 200 mije lek...per te tjerat, flasim brenda :d
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

...dhe 45.000 euro ne vit bashkeshorti (sipas gazetave).
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

me karroc duhet te udhetojne qe te beje rama eksperimente me ngjyrat e tij hahahha late namin edhe nexhmije hoxhen e patet denu per dreka e darka ne vend se per njemij vepra tjera TURP
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Ate qe deklaron, nja 1 milion e 200 mije lek...per te tjerat, flasim brenda :d

ha ha , e pra ....... Shume te madhe e paska, qe i bie te haje fasule gjithe vitit, te kurseje nja 7 vjet rrogen dhe ta bleje! mahh

Por me vjen mire qe njerezit po i vene re k'to gjera, por cedo 1 cik si vone ju kishin zene syte lesh me pare ......
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

...dhe 45.000 euro ne vit bashkeshorti (sipas gazetave).

mos do te llogarisim edhe rrogen e fisit tani, qe te bejme 1 llogari kshu te shpejte, sa e zonja eshte qe e ka blere.....Do jete thyer ne kurriz dite nate ne pune e shkreta!
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

mos do te llogarisim edhe rrogen e fisit tani, qe te bejme 1 llogari kshu te shpejte, sa e zonja eshte qe e ka blere.....Do jete thyer ne kurriz dite nate ne pune e shkreta!

Mfal ajo ishte ministre ti qfare je munde te na tregosh nuk krahasohen luanet me qengjat
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Mfal ajo ishte ministre ti qfare je munde te na tregosh nuk krahasohen luanet me qengjat

Duhet me qene patjeter Ministre kshu qe te konsiderohemi dikushi ?
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Tu pergjigja pse a te duket se e kan marre prej rruge edhe e kan gjujt ne karrige te ministreshes,jo ore ka diqka do shkolle me shume se une e ti e do vjet pervoje e do kontribute qe ate e bejne dikushi .
 
po nuk eshte nevoja te jesh Ministre te marresh ate lek o xhebro dhe te konsiderohesh dikushi, se une e kam rrogen 3-fish me shume se kjo dhe s'po ja dal te ble objekte te tilla lol

Dhe sa per shkollen s'ke ftyre ti te me gjykosh se 3 diplloma zoteroj ;)
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

mos do te llogarisim edhe rrogen e fisit tani, qe te bejme 1 llogari kshu te shpejte, sa e zonja eshte qe e ka blere.....Do jete thyer ne kurriz dite nate ne pune e shkreta!

Me duket i çik si i pavend krahasimi i bashkeshortit me fisin.
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Burri i saj ka te ardhura vjetore rreth 45 mije euro, por nese ka shkelur ligjin, ne cfaredolloj forme, qeveritaret e sotem ta dergojne perpara drejtesise dhe drejtesia ne burg. Asnje hapesire ska ketu (si deputete e ka detyre ligjore te deklaroje pasurine cdo vit). Ndryshe kjo eshte lufta shvejkore kunder atyre qe kane para ose vishen mire. Edhe shoku Enver nuk duronte dot pasurine.

Sic duket Shvejku eshte gezuar qe do kemi keshilltare turq si dikur keshilltaret sovjetike. Krahas keshilltareve angleze si Blair qe do na keshilloje njelloj si vendet afrikane.
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Na u be fb si ferre gjygji.
Te bejne gjera qe sdine se si tia dalin keta te medhejte jam e sig qe nuk dalin aq haptas :P
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Me duket i çik si i pavend krahasimi i bashkeshortit me fisin.

Fjala ishte meqe dole me tej , flasim per personen ne fjale duke u bazuar tek pergjegjesia qe ka pasur, njerezit nuk jane budallenj qe kerkojne arsye te tilla......
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Po krejt trasnparenca behet ne shqiperi sa edhe leku me i vogel arsyetohet ,po te analizosh ne kete menyre edhe me parat tua ngelesh hajn se nuk e di se qfare ben
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

ketu as burimin se vendosin nga e kan marre info te sigurt edhe kjo COPY from STOP INJORANCES
 
Titulli: Bregu: Makinën “Jaguar” e bleva 6 mijë euro, reagojnë fansat: Trego faturën!

Sa shume ju vret makina e saj more njerez...ata iken bene ca bene e moren ndeshkimin...por po shofim piktorin qe sapo mori qeverine iku te beje foto me obamen ku nje foto me te bente 100 mije euro a thua se shqiperise fotoja e tij me obamen i duhej,,,pa le vendi ku kishte flejtur kushtonte 4 mij dollare nata...e mos mjaftonte kjo na mori dhe keshilltar nga britania qe vetem nje udhetim i kushtonte 7 mije euro...e te gjitha keto ne 2 javeshin e pare te qeverise...po kuptoni cpo behet o njerez apo se kup;toni kur behet aksham juve lol
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top