Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANE- Ndotja akustike, dhe çmimet e larta po shënojnë kulmin këtë sezon veror në çdo plazh të vendit. Sipas specialistëve të ISHP-ës, niveli i zhurmave është shumë herë më i lartë se norma e BE-së. Por ashtu edhe çmimet duke marrë për bazë të ardhurat e një familjeje mesatare shqiptare janë shumë të larta.

Niveli i ndotjes akustike në vendin tonë është në shifra alarmante dhe disa herë më i lartë se normat e lejuara nga BE. Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë orëve të ditës, në qytetet më kryesore ajo e kalon këtë nivel, duke shkuar deri në 70 decibel. Më problematike është situata në zonat e plazheve, pasi në një kohë që në orët e mbrëmjes niveli i zhurmave nuk duhet të shkojë më shumë se 35 decibel, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se ato shpesh herë kalojnë masën, duke shkuar deri në 50decibel.

Ky nivel ndotje që sjellin zhurmat dëmton rëndë edhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor. "Dëmton qelizat sensitive të kokleas që është një organ në veshin e brendshëm dhe nëse këto zhurma vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë dhe në varësi të moshës, atëherë kthehen dhe në fenomene 'irreversibile' të humbjes së dëgjimit. E dyta, nesë do të bëjmë një listë janë sëmundja ishemike e zemrës dhe rritja e tensionit arterial duke rritur katekolaminat në gjak, si noradrenalina, çrregullim të gjumit, emocione negative, depresion, ankth" - thotë specialisti i ISHP-së, Arben Luzati, për Gazeta Shqiptare.

Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen pushuesit janë çmimet shumë të larta. Abuzimi me çmimet nis që nga produktet bazë si çmimi i bukës, ku në zonat bregdetare nuk gjendet asnjëherë më pak se 120 lekë, me tej fillon me mungesën e plazheve publike, dhe çmimet e larta që një pushues duhet të paguajë për të marrë një çadër apo për të parkuar makinën. Kryesisht plazhet e rrethit të Vlorës, janë të zëna nga ata që kanë ndërtuar lokalet dhe hotelet. Qytetarët duke mos pasur mundësi të shkojnë me çadrat e tyre, detyrohen të paguajnë, ku vetëm një çadër me dy shezllona është minimalisht 500 lekë, ndërkohë që parkimi i automjeteve vijon nga 200-500 lekë. Pa llogaritur një kafe apo uji që mund të pinë pushuesit, i cili buzë detit nuk gjendet më poshtë se 100 lekë. Të vetmet zona ku nuk ka plazh privat janë zonat më të ndotura të qytetit të Vlorës, si Plazhi i Vjetër dhe zona përballë shkollës së Marinës ku derdhen kanalizimet e ujërave të zeza.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Tipike e stines se veres ..ngritja e çmimeve te produkteve te konsumit dhe atyre te tjerave ...plazhet ne vlore jane privatizuar ...edhe ato pak plazhe publike qe kane mbetur jane te pa sistemuara nga Bashkia .Privatizimi i tyre i ben biznesmenet apo pronaret te sillen sipas rregullave apo cmimeve qe ata vendosin ,duke i ofruar me cmime skandaloze .Edhe nje shishe uje qe ne shumica kushton 50 lek ,neper plazhe e blen 150 leke te reja ...
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Le te vazhdojne keshtu me superplazhet tona, Rrofshin plazhet e Greqise , Turqise , Malit te zi ..... dhe le ta shesin ujin sa te duan
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Edhe si mund te presim pushus ne kte gjendje ne si kerkojem te rritet numri turistve te huaj kur ne sjemi te zot as per vete vl cdo gje po kalon ne shkatrrim ne plazhet e shqiperis dhe po tallet privati si ti doj qejfi skandaloze te maresh buken 120lek pse vetem se ndodhet ne ane te plazhit pf komplet fallco........
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Gjersa nuk do jene konkurues me plazhet e vendeve te tjera si per nga sherbimi, pastertia, cmimet do ngelemi dhe per shume kohe ketu ku jemi.
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Gjersa nuk do jene konkurues me plazhet e vendeve te tjera si per nga sherbimi, pastertia, cmimet do ngelemi dhe per shume kohe ketu ku jemi.
Njerzit me nje menyre apo tjeter po ''zgjohen'' dhe kane per tu ''lutur'' ti preferojne ..... Sidomos me sjelljen ''arrogante'' qe kane bossat e ketyre plazheve dhe hoteleve
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Edhe si mund te presim pushus ne kte gjendje ne si kerkojem te rritet numri turistve te huaj kur ne sjemi te zot as per vete vl cdo gje po kalon ne shkatrrim ne plazhet e shqiperis dhe po tallet privati si ti doj qejfi skandaloze te maresh buken 120lek pse vetem se ndodhet ne ane te plazhit pf komplet fallco........

Buka aq shitet 120 lek jo vetem ne bregdet ....por dhe ne vende qe s'kane turizem :D
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Dhe ja, duke lexuar artikuj te tille qe nuk e dyshoj se jane plotesisht te verteta, behesh pishman perse, edhe kete vit, si gjithe tjerat i preve biletat per te bere pushimet verore ne Shqiperi. :(

Si nuk mesova kurre nga gabimet!!!
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Ka lezet kur e merr buken me vete...e nxjerr atje ne cader, ndoshta afer ndonje plazhi privat, nxjerr byrekun apo paninen apo ndonje thell mish e ha atje te shijon...nxjerr bostanin e pret atje ooooooooo ska gje me te bukur....edhe te fry syte privati :D.
 
Re: Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Buka aq shitet 120 lek jo vetem ne bregdet ....por dhe ne vende qe s'kane turizem :D

Ktu ku jam une buka shitet 80lek :D ndodh vetem ne bregdet ina :D
 
Pe: Re: Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Dhe ja, duke lexuar artikuj te tille qe nuk e dyshoj se jane plotesisht te verteta, behesh pishman perse, edhe kete vit, si gjithe tjerat i preve biletat per te bere pushimet verore ne Shqiperi. :(

Si nuk mesova kurre nga gabimet!!!

Jo Elushe dhe gabim mos e quaj ,sido qe te jete eshte vendlindja, ...cmimet ,ndoshta dhe shume te larta nuk jane per jeten e dikujt qe jeton ne Europe ,vertet privatizimi eshte ngado ....por plazhet ti servir me me kushte se plazhet publike ,sherbimet jane me ndryshe.Une nuk e di si jane cmimet ne nje plazh te huaj ,por besoj se me te uleta se cmimet ketej nuk jane .
Ktu ku jam une buka shitet 80lek :D ndodh vetem ne bregdet ina :D

Ndoshta ,po une dhe ne dimer aq e blej buken ...jo vetem tani ne kohen e turizmit .
 
Pe: Re: Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Jo Elushe dhe gabim mos e quaj ,sido qe te jete eshte vendlindja, ...cmimet ,ndoshta dhe shume te larta nuk jane per jeten e dikujt qe jeton ne Europe ,vertet privatizimi eshte ngado ....por plazhet ti servir me me kushte se plazhet publike ,sherbimet jane me ndryshe.Une nuk e di si jane cmimet ne nje plazh te huaj ,por besoj se me te uleta se cmimet ketej nuk jane .

Pershendetje Ida,

Familja ime perbehet nga 5 persona. Ketu ka shume oferta per Greqi, Turqi, Egjypt, Spanje, Itali, Qipro (?) - po mar vetem vendet Europiane - ku une kam gjetur rezorte me 4 ose 5 yje me gjithçka te perfshire per 14 net kane vajtur tek £3000 - pra perfshire ushqimin, fluturimin, hotelin, pijet, etc per 5 persona.

Biletat e avionit sivjet per Shqiperi me bene £1500, dhe i kam prere qe ne Prill. Vizitat tona ne Shqiperi (se jane pushimet + shpenzimet neper dasma e qoka e familjare) shkojne tek minimumi £6000 - aty afer 1miljon lek shkon vetem benzina per makine qe te levizesh lart e poshte. Keshtu nuk vijme atje per me lire, sepse nuk eshte me lire edhe kushtet nuk jane si ne vendet fqinje te Shqiperise.

S'mund ta quaj gabim the? Gabim dhe gabim i madh biles, se i bie te jem budallacke, te shpenzoj dyfishin kur mund te vete diku tjeter me pushime me relaksuese per gjysmen e çmimit.
 
Titulli: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Ne fakt cmimet e ushqimeve ndoshta nuk jane edhe aq astronomike ama transporti per mergimtaret kam pershtypjen se ne sezona udhetimesh banalizohet shume nga matrapazet e udhetimeve. te kushton nje bilet e nje udhetari mne diferenca qindra Euro sezone / jo sezone kjo u ndodhe vetem mergimtareve shqiptar dhe kjo eshte shume fyese per ta. Ne kete drejtim kam pershtypjen se shteti duhet te perdore nje dore te forte qe tua lehtesoj jeten.
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Hajt po e pagon ushqimin me shtrenjt por kur kjo pagesa aty te del prej hundeve se helmimet nga ushqimet jane shume te perhapura.
 
Pe: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Kur do mesojne ne Shqiperi qe nuk e kane mire me kete sjellje ndaj turistve te ''jashtem'' ose te brendshem , Nuk ka mundesi ne Durres te duhen per nje familje 1 milion lek per nje jave dhe ne Halkidiki te duhen 600 euro ne hotel super dicka nuk shkon ......
 
Re: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Cyber...Keshtu vertet thuhet por vitin e kaluar te gjithe thone skemi skemi,edhe me ate sjellje edhe ato cmime prap mbush plazhet pra...Per kete vit se di,per vitin e kaluar keshtu eshte...Pastaj do doja te shtoja dicka,vertet qe ndoshta ta shohesh ne siperfaqesim te bie me lire nga Spanja,Greqia sic tha edhe Elushe,por ka dicka se ne Shqiperi disa kane familjet,disa kane anetare te tjere te familjes ose qofte edhe te fisit...Une sot kam gjyshen qeme ka rritur 96 vjece,me ka rrit deri ne nje moshe madhore nqs mund te them,nuk mund ti detyrohem asaj te shkoj ta shoh te pakten njehere ne vit??Besoj se po...Une gjithmone kur shkoj e takoj edhe kur kthehem nisem me mendimin se ndoshta vitin tjeter se gjej me gjalle...Eshte moshe shume e vjeter ajo,skemi ne garanci per jete jo ajo...Une kam qene dy here ne Spanje ne dy vende te ndryshme,ca ka diference me Shqiperine??Ne fakt asgje,por kane nje rregull,nje renditje te gjerave,nje investim me sakte me te pasuruar,por si pasurinatyrore skane asgje me shume se tek ne...Ne spanje ti blesh gjerat afer plazhit i ke edhe njeher aq,pak me ne periferi i ke me lire,sben ndonje ndryshim...Elushe mund ta dije me mir se edhe ne qytet qe jetohet sjane cmimet njesoj si ne supermarket si nje dyqan lokal...Keshtu qe...Nuk besoj se eshte jusfitikim te ikesh ne nje vend tjeter duke pasur vendin tend,une ne plazh shkoj te bej qejf e nuk shikoj kushtet,se sjam plake qe dua rehati,i riu edhe mbi gozhda fle,rendesi ka shpqeria e mire,qejfi tjerat??...Si jap rendesi faktikisht...
 
Pe: Re: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Dikur edhe flisnim me ndjenje per Shqiperine, Kur vete tek te afermit e tu Bloom sa kohe rri 1 dite e shumta pastaj shikon ''koken'' tende plus qe kjo liria qe shkojme kur duam sa here te duam nuk ka me te njejten vlere e shikoj tek une kur shkoj he ckemi mire kaq dine te thone pse se nuk egziston me ajo ''dashuria'' ose ''lidhja'' qe kishim dikur me te afermit (pervec disa rrasteve)...Pastaj te jemi realiste nuk kemi nivelin e duhur per te ushtruar turizem qe nga shume shume gjera , po marr me elementalen sjelljen , Kemi nje rrendese te madhe ne fjale ne veprime , nuk ju ve faj vetem njerzve qe kane hotelet , clubet , restorantet jemi dhe ne cik te rrendomte ...... Isha vjet ne Rodos 10 dite por lek sa prish ne Shqiperi nuk prisha....Kete nuk dua kushtet kush e tha ??? te jete plazhi i paster te kete gjerat minimale te kete respektin per mua si klient qe shkoj dhe jap leket ??? se sa dhe si do i perdor une keto kushte eshte tjeter gje...
 
Re: Pe: Re: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Nuk ka rendesi sa rri,mund te rrish edhe 1 muaj por arsyen per te shkuar atje e ke...Pastaj njeriu mesohet e ambjentohet gjithsesi,ato jane kushtet qe te ofrohen pershtatu icik,pastaj Shqiperia tani ka filluar ti japi rendesi turizmit,njerez te rendomte ke dhe ne Spanje e vende te tjera,mos mendo se kane te gjithe nje nivel sjelljeje...Mua me ka ndodh ti them 2-3 here atyre te hotelit ne Spanje per dicka edhe e kam pare duke shfryre pfffff...Cti bej??Te mos shkoj me??Ai sot eshte aty neser nuk eshte,ose edhe vitin tjeter jo...Pastaj per kushtet lekun e jep per aq sa ke mundesi,ke mundesi per me shume jep me shume merr kushte me te mira,por smund te japesh pak e te kerkosh me shume...Besoj se gjerat jane te niveleve...Pastaj per plazhin e paster eshte ne edukaten e njerezve ajo,se ne duam koshin ngjit pas,se na lodhen duart ta mbajme letren ne dore,ose cante derisa te gjejme nje kosh por e hedhim se skemi ndergjegjesim,e sta ka fajin as vendi as plazhi e askush...
 
Pe: Re: Pe: Re: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Une te thashe nuk eshte problemi i njeres pale por dhe i tjetres por te thuash qe dhe ne Spanje e bejne nuk eshte zgjidhje se nje ''cope'' Shqiperi nuk godet dot drejtperdrejte disa ''BISHA'' se Spanja , Greqia , Turqia , Italia qe ti godase duhet te beje maksimumin ne do te mbijetoje pse Mali i zi ose Kroacia jane shume para nesh ??? Ne Shqiperi jane mesuar me fitimin e shpejte une vetem ne nje hotel ne Dr u ndjeva si klient qe respektonin leket qe jepja dhe me beri shume pershtypje ne vende te tjera kane cik ate stilin po deshe ....
 
Titulli: Bregdeti "çmendet" nga zhurma e çmimet e larta

Me vjen keq per Shqiperine e dashur qe eshte katandisur ne kete fare feje!
Gjithe viti iken duke u marre me politike a thua se po permiresojne jetesen dhe mirqenien tone kjo gje, nderkohe pushtetaret mbushin xhepat e tyre dhe shohin dhe luftojne veten interesat e tyre personal!
Eshte mire qe te pakten ne te jemi te rregullt dhe te fillojme te sillemi si qytetare qe nuk lejojne abuzime te tilla. Ne dyqane, markete apo restorante, bare etj etj kerko gjithnje fature tatimore dhe ne momentin qe nuk te duket e rregullt denonco! Pastaj aty ku do besh plazhin apo shezlloni ku keni zene kerko sa me shume kushte per te justifikuar pagesen e bere, si psh kosh mbeturinash, pastrim te ambjentit perreth, apo edhe largesia me cadrat e tjera.
Nese nuk ta mban xhepi te hash ne restorant merre buken me vete! Ushqimin do e kesh me te sigurt ne kete menyre.

Ne "pranojme" te abuzohemi nga te tille te ashquajtur biznesmen dhe nuk bejme asgje tjeter vetem ankohemi! Mire te na behet nese i leme te perfitojne!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top