Titulli: Braktis muzikën për fenë myslimane
Ne komentin tend te me perparshem ben quote fjalet e mia e shkruan : Disa anetare skane PIKE kulture! Kjo si i bie?
Kete e kam thene para citimit tend, fjalet e tua ishin me poshte, shiqoje me mire ^_^
Loverdjali,njerezit ndryshojne jam dakord me ty permisohen ose keqesohen e kjo gje varet,por ne parim si thua ti ke te drejte ama ne nje kendveshtrim tjeter i bie te falim cdo njeri qe pendohet pavaresisht krimit apo veprimit te bere,vec me idene qe do ndryshoje apo eshte penduar??...
Pavaresisht ! Nqfs pendohet me nje pendim te sincerte dhe kerkon falje, vazhdon e permiresohet, Allahu e fale ate. Zoti ka thene ne Kur'an:
"Me te vertete Meshira ime ia ka tejkaluar Hidherimit tim"
Pastaj, ne Islam, Allahu ka 99 emra, konkretisht 99 cilesi. Nder to eshte edhe "Err-rrahman" dhe "Err-rrahim", qe dmth "Me i Meshirshmi" dhe "Me Meshiruesi".
Te gabosh eshte njerezore. Zoti eshte fisnik, dhe pranon pendimin. Meshira e perhershme e Zotit u dhuron njerezve mundesine e pendimit qe te rikthehen nga gabimet e tyre. Ajete te shumta Kur'anore tregojne per Meshiren e Zotit:
“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh” (El Hixhr:49)
Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. (En-Nisa:110)
Se mbaj veten ne informata per islamin,ama nuk e shtrova temen vec nga islami e shtrova dhe ne pikepamje te feve tjeter,por konkretisht u nisa nga logjika,nje person i tille si do vije te predikoje moral?...Pra si harrohet qe njeri ka perdhunuar apo vjedhur,eshte denuar me burg,ka dal nga burgu ka kerkuar falje e pendim publikisht,e me pas studion ose vendos ti perkushtohet fese?Tani ti me logjike me thua dot si mund te pranosh predikim apo moral nga nje njeri i tille?
Ok u pendua u pendua per vete,ok ndryshoi rruge e mori nje drejtim me te mire por kjo se fshin veprimin e bere ama...
Shiqo, njeriut mund t'i duken absurde shume gjera, nder to edhe pendimi dhe falja e atyre qe kane bere vepra nga me te ndryshmet (te keqija). Por Zoti eshte Zot, dhe padyshim se Zoti eshte i Gjithedijshem, I Urte, I Meshirshem ndaj roberve te vet, ndaj edhe ka lene shume dyer te hapura per t'u permiresuar. Islami neve ba meson se askush nga ne nuk eshte i perkryer, ngase secili nga ne eshte i dobet dhe i ekspozuar per mekate dhe gabime. Mirepo, meqe Allahu eshte Fisnik, dhe Falës, atehere nuk ekziston pozicion e as nevoje per pesimizem nga meshira e Allahut Fuqiplote, per cfaredo lloj te mekatit dhe gabimit qe kemi bere me apo pa qellim, sepse Zoti pranon pendimin e atyre qe kthehen tek Ai.
Psh ajeti Kur'anor:
“E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues”. (El Maide:39)
Apo ajeti tjeter, qe konsiderohet ajeti me shpresedhenes ne tere Kur'anin Famelarte:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-zumer:53).
E thash edhe me larte, kjo eshte teme e madhe dhe ne vete. Por, perderisa flas sipas parimeve Islame, detyrohem t'ceki argumente nga ana Islame, per aq kohe sa edhe tema ka t'beje me parime Islame, sic eshte pendimi.
“Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër” (En-Nisa 17-18).
p.s. pesimizmi nuk eshte cilesi e besimtarit musliman te devotshem !