juliuscezar
Antarë
-
- Anëtarësuar më
- Jan 6, 2010
-
- Mesazhe
- 5
-
- Reagimet e mara
- 0
Romani i mrekullueshëm i shkrimtares turke Elif Shafak vjen në shqip nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.
Dashuria pa kohë dhe kushte në "Dyzet rregullat e dashurisë".
Elif Shafak, shkrimtarja e mrekullueshme turke nëse me romanin “Bastardja e Stambollit” të trondit me të fshehtat e frikshme të familjes Kazanxhi, me romanin “Dyzet rregullat e dashurisë” të vë në mendime, por edhe të lumturon. Duket se Shfakut në romanet e saj i pëlqen të jetojë në dy kohë. Ashtu si në “Bastarden e Stambollit” ngjarjet zhvilloheshin në vitet 2000, ajo shpesh me anë të kujtimeve të kthen një shekull kohë më pas, në ngjarjet e gjenocidit armen. Dhe tek “Dyzet rregullat e dashurisë”, ngjarjet zhvillohen në Amerikën e vitit 2008, por me një roman brenda romanit titulluar “Blasfemi e ëmbël” Elif Shafak na kthen pas në kohë në Iranin dhe Turqinë e viteve 1240.
Personazhi i saj kryesor Ela Rubinsteini është në prag të dyzetvjetorit. Martesa për të nuk sjell më emocione. Kujdesi ndaj tre fëmijëve është kthyer për të në preokupimin kryesor. Por rrjedha e fatit do që ajo të fitojë një punë nga një agjenci botimi, ku duhet të shkruajë një raport për librin “Blasfemi e ëmbël”, një roman i shkruar nga një shkrimtar pothuajse i panjohur i quajtur Aziz Z. Zahara. Në një kohë kur martesa e saj po kalon një krizë sa nga tradhtitë e shpeshta të të shoqit e sa nga ndërhyrja në jetën dashurore të vajzës së madhe, Ela gjen prehje në leximin e romanit, por jo vetëm. Ajo nis dhe një letërkëmbim me e-mail me vetë shkrimtarin, i cili e këshillon me rregullat e tij sufiste se si të sillet në familje “... në mes të ndërhyrjeve dhe pasivitetit, mos është më mirë të përdorim përulësinë? Disa njerëz bëjnë gabim dhe e ngatërrojnë përulësinë me dobësinë, megjithëse nuk kanë lidhje. Përulësia është një formë pranimi paqësor i ngjarjeve të gjithësisë, përfshi dhe gjërat që nuk jemi në gjendje t’i ndryshojmë apo t’i kuptojmë”, i shkruan Zahara.
Elën e përpin romani “Blasfemi e ëmbël” me tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Ela mëson për dashurinë dhe besimin pa kushte të Rumiut ndaj dervishit endacak Shamsi i Tabrizit , por edhe dhimbjen e pamat për humbjen e tij. Hapa pa hapi Ela kupton se ka gjetur veten në faqet e këtij libri. Pa kuptuar ajo nis t’i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh. Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm. Kështu, papritur, Ela e gjen veten të dashuruar.
Elif Shafak
Dyzet rregullat e dashurisë
(roman)
E përktheu: Taulant Hatia
ISBN 978-9928-00-044-6
Nr. i faqeve 492
اmimi 1000 lekë
Elif Shafak lindi në Strasburg të Francës në vitin 1971. Ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar femër në Turqi. Kritikët e kanë cilësuar si “një nga zërat më të shquar të botës bashkëkohore letrare turke”. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe i është dhënë titulli i nderit “Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë”.
Shafaku ka botuar deri tani njëmbëdhjetë libra, tetë prej të cilëve romane. Ajo shkruan në turqisht dhe anglisht.
Veç letërsisë artistike, Shafaku merret edhe me shkenca politike dhe është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme. Ka kryer studimet master për studime gjinore dhe doktoraturën në shkenca politike. Sot Shafaku shkruan në një nga gazetat më të mëdha të Turqisë, por edhe në organe të tjera javore e periodike të njohura si “The Guardian”, “The Washington Times”, “The Wall Street Journal”, “The New York Times”, “The Economist”.
Jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët, ndërsa shumicën e kohës e kalon në Stamboll dhe në Londër.
«Shkrimtarja më e madhe turke këta dhjetë vitet e fundit.»
Orhan Pamuk
Ja disa nga çmimet me të cilat është nderuar për veprat e saj:
اmimi ALEF, Francë - për librin më të mirë të letërsisë së huaj - 2011
اmimi Marka, Turqi - 2010
Kalorëse e Urdhrit të Artit dhe Letërsisë, Francë - 2010
Ambasadore e kulturës në fushatën “Action Europe” - 2010
E dërguar e posaçme e programit “Urat kulturore BE-Turqi” - 2010
اmimi “Arti i bashkëjetesës” nga Fondacioni i shkrimtarëve turq - 2009
Talent ndërkombëtar - Forumi i grave, Francë - 2009
اmimi ndërkombëtar i gazetarisë “Maria Grazia Cutuli”, Itali - 2006
اmimi nga Bashkimi i Shkrimtarëve, Turqi - 2000