Tuana
Nada é por acaso!
Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Drejtori i Institutit të Historisë, i poshter Meta, historiani Maringlen Verli e të tjerë të pranishëm e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmojnë për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë. Për drejtorin e Arkivave kosovarë, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama.
Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Bilanci i luftës në Kosovë
Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
- Vrasjet, masakrimet
- Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
- Varrezat masive
- Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
- Dhunimet e femrave
- Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
- Helmimet
- Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës
Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Masakra të mëdha
Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.
Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
- 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
- 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
- 1739 femra
- 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
- 1450 banorë ende janë të pagjetur.
Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:
Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
refugjatë, duke përfshirë
13.639 në Gjermani
7.581 në Turqi
5.829 në Itali
5.730 në SHBA
pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj./kh