Boterori, “finalet” e fundit

elbruna

Anëtar i Respektuar
E shtuna dhe e merkura do te vendosin fatin e skuadrave qe shpresojne te jene ne finalet e boterorit Afrike e jugut 2010.

Tre skuadra europiane, Anglia e Fabio Capellos, Holanda dhe kampionia e Europes ne fuqi, Spanja kane siguruar nje bilete per ne Johanesburg duke fituar te gjitha ndeshjet ne grupet perkatese, por ka te medhenj te tjere qe rrezikojne te mbeten jashte boterorit.

Ne grupin 1 rrezikon shume Portugalia e Kristiano Ronaldos, pasi dy perfaqesueset nordike, Danimarka dhe Suedia jane shume me prane kualifikimit. Te shtunen derbi skandinav mund te rihape gjithcka, nderkohe qe Portugalia do te perballet me Hungarine.

E ekuilibruar eshte situata ne grupin 2. Zvicera eshte ne krye, 3 pike larg Greqise dhe Lituanise, sfida mes te cilave te shtunen do te vendose dhe vendin e 2 ne grup. Slovakia eshte gati per festen historike, vetem 1 pike me Sllovenine do t’i coje ata drejt endrres afrikane.

Sfida me e rendesishme e grupit 4, eshte finalja mes Rusise dhe Gjermanise, qe do te percaktoje dhe kreun e grupit. Ne grupin 5, Spanja e kualifikuar pret per vendin e dyte qe do te diskutohet mes Bosnjes dhe Turqise, keta te fundit me me pak shanse.

E njejta situate eshte edhe ne grupin 6, Anglia e kualifikuar nderkohe qe Kroacia dhe Ukraina jane ne lufte per t’u vendosur ne vendin e dyte. Ne grupin e 7, Serbise i duhet fitorja perballe rumuneve per te siguruar boterorin, nderkohe qe Franca e Domenek duhet te fitoje me Ishujt Faroe, e vetmja mundesi per te qendruar ne garen per kualifikim.

Edhe Italise se Lipit i mjafton barazimi me Irlanden e vendit te dyte. Ka perfunduar historia ne grupin 9, Holanda e kualifikuar ndersa Norvegjia ka siguruar vendin e dyte.

Persa i perket kontinentit amerikanojugor, Brazili dhe Paraguaji jane te kualifikuar, por ajo qe rrezikon seriozisht eshte Argjentina e Maradones, te ciles i duhen patjeter dy fitore, te shtunen me Perune dhe te merkuren me Uruguajin. Prane kualifikimit ne kete grup jane Kili dhe Ekuadori.
TCH
 
Une them Brasili,,,,,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top