Bota shkencore po i kthehet zotit....

MasteR

I'm offline
Gazetat ende po u bëjnë jehonë fjalëve plot keqardhje të thëna nga Anthony Flew, që dikur ka qenë një filozof ateist shumë i njohur. Profesori i filozofisë, britaniku 81 vjeçar Flew, ka zgjedhur të bëhet ateist që në moshën 15 vjeçare dhe për herë të parë bëri bujë në fushën akademike me dokumentin që publikoi në vitin 1950. Në 54 vitet e ardhshme ai e mbrojti ateizmin si profesor në universitetin e Oksfordit, Aberdinit, Keelesit dhe Readingut si dhe në shumë universitete amerikane dhe kanadeze me anë të debateve, librave, leksioneve dhe artikujve. Megjithatë, ditët e fundit Flew shpalli se e ka braktisur këtë gabim dhe se e pranon faktin që universi është krijuar.

Faktor vendimtar në këtë ndërrim radikal pikëpamjesh janë faktet e pastra dhe definitive të zbuluara nga shkenca rreth subjektit të krijimit. Flew e kuptori, duke parë kompleksitetin e jetës, se origjina e vërtetë e jetës është dizajni inteligjent dhe se ateizmi që ka përkrahur për 66 vjet ishte një filozofi e diskredituar.

Flew i paraqiti arsyet shkencore themelore për këtë ndryshim në besimin e tij me këto terma:

“Hulumtimi i ADN-së nga ana e biologëve ka shfaqur, me kompleksitetin e pabesueshëm të rregullimeve që nevojiten për krijimin e jetës, se këtu është e pranishme inteligjenca”.




“ثshtë bërë shumë e vështirë madje edhe të mendohet për konstruktimin e një teorie natyrore të evolucionit për organizmin e parë riprodhues”.

“Më është mbushur mendja se është thjesht e pamundur që materia e parë e gjallë evoluoi nga materia e vdekur dhe pastaj u zhvillua në krijesë jashtëzakonisht të komplikuar”.

Hulumtimet e ADN-së, që Flew i citon si shkak themelor i ndërrimit të opinionit të tij, në të vërtetë kanë zbuluar fakte të mrekullueshme rreth krijimit. Forma spirale e molekulës së ADN-së, posedimi nga ana e saj e koditi gjenetik, fijet nukleotide që hedhin poshtë shansin e verbër, depoja me sasi enciklopedike informatash dhe shumë zbulime të tjera mahnitëse kanë nxjerr në shesh se struktura dhe funksionimi i kësaj molekule është rregulluar me dizajn special. Komentet nga shkencëtarët që janë marrë me studimin e ADN-së e dëshmojnë këtë fakt.

Francis Crick, për shembull, njëri nga shkencëtarët që zbuloi formën spirale të ADN-së, e pranon se origjina e jetës është treguese e një mrekullie:

“Njeriu i sinqertë, i armatosur me të gjitha dituritë të mundshme sot, mund të konstatojë se për momentin origjina e jetës shfaqet si një mrekulli, sepse të shumta janë rrethanat që duhet të plotësohen që jeta të fillonte”.

Duke u bazuar në llogaritjet e tij, Led Adleman i Universiteti Southern California në Los Anxheles, ka konstatuar se një gram (1 gr.) ADN mund të depozitojë po aq informata sa një trilion kompakt disqe. Gene Mayers, shkencëtar i punësuar në projektin “Gjenotipi Njerëzor”, ka thënë fjalët e mëposhtme pas rregullit të mrekullueshëm që ai pa me sytë e tij:

“Ajo që me të vërtetë më mahnit është arkitektura e jetës...Sistemi është jashtëzakonisht kompleks. Si të është dizajnuar....Prapa saj qëndron një inteligjencë e pamatshme”.

Fakti më i habitshëm rreth ADN-së është ekzistenca e informacioneve gjenetike të koduara nuk mund të shpjegohet me anë të materies dhe energjisë ose me anë të rregullave të natyrës.

Dr. Werner Gitt, profesor në Institutin Federal Gjerman të Fizikës dhe Teknologjisë, është shprehur kështu për këtë subjekt:

“Sistemi i kodeve është gjithmonë rezultat i procesit intelektual...Duhet theksuar se rastësia ësthë e paaftë të krijojë ndonjë kod. Të gjitha përvojat tregojnë se nevojitet një qenie që mendon dhe që e shpreh vullnetarisht vullnetin e lirë, njohurinë dhe kreativitetin e vet. Nuk ekziston ndonjë ligj i njohur i natyrës nëpërmjet së cilës materia mund të sjellë informacion, e poashtu nuk ekziston ndonjë proces fizik ose fenomen material që mund të bëjë këtë”.

Shkencëtarët dhe filozofët, duke u mbështetur nga këto zbulime, luajtën rolin kryesor në pranimin e dizajnit inteligjent nga Flew. Kohët e fundit Flew mori pjesë në debate me shkencëtarë dhe filozofë që ishin ithtarë të krijimit dhe shkëmbeu ide me ta.

Pika e kthesës në atë proces ishte diskutimi i organizuar nga Instituti për Hulumtimet Metashkencore i mbajtur në Maj 2003 në Teksas. Flew ishte bashkëpjesëmarrës së bashku me autorin Roy Abraham Varghese, me fizikantin nga Izraeli dhe biologun molekular Gerald Schroeder dhe me filozofin katolik John Haldane. Flew ishte i impresionuar nga pesha e fakteve shkencore në favor të krijimit dhe nga natyra bindëse e argumenteve të kundërshtarëve të tij dhe e lëshoi ateizmin si ide në periudhën që pasoi atë diskutim. Në letrën që ai shkroi për edicionin gusht-shtator të revistës angleze “Philosophy Now”, ai rekomandoi librin e Schroederit “Fytyra e fshehur e Zotit: Shkenca zbulon të vërtetën e fundit” dhe librin e Vargheses “Bota e Mrekullueshme” (The Wonderfull World).

Gjatë një interviste me profesorin e filozofisë dhe të teologjisë Gary R. Habermas, i cili gjithashtu luajti një rol të madh në ndryshimin e ideve të tij, si dhe në videon “A e ka zbuluar shkenca Zotin?”, ai haptazi deklaroi se beson në “dizajnin inteligjent”.



“INTELIGJENCA Qث KA PUSHTUAR UNIVERSIN” DHE DثSHTIMI I ATEIZMIT



Në dritën e zhvillimeve shkencore të dhëna më lart, pranimi i dizajnit inteligjent nga Anthony Flew, i famshëm për mbrojtjen e ateizmit për shumë vjet, reflekton skenën e fundit në procesin e dështimit që po pëson ateizmi. Shkenca moderne ka dëshmuar ekzistencën e “inteligjencës që pushton gjithë universin”, duke e lënë ateizmin jashtë ekuacionit.

Në librin e tij “Fytyra e fshehur e Zotit” (Hiden face of God), shkencëtari Gerald Shroeder shkruan:

“Një vetëdije e veçantë, një mençuri universale, e pushton universin. Zbulimet e shkencës, ato që hulumtojnë natyrën kuantike të lëndës nënatomike, na kanë sjellë deri në zbulimin befasues: E gjithë ekzistenca është pasqyrim i kësaj mençurie. Në laborator ne e përjetuam atë si informacion që së pari u artikulua fizikisht si energji dhe pastaj u kondensua në formën e materies. اdo grimcë, çdo krijesë, nga atomi deri te njeriu, paraqet një shkallë të informatës, të mençurisë”.

Hulumtimet shkencore në funksionimin e qelizës dhe në të dhënat nënatomike të materies e kanë zbuluar këtë fakt në mënyrë të qartë: Jeta dhe universi janë sjellë në ekzistencë nga asgjëja, nga dëshira e Qenies së pajisur me intelekt superior dhe urtësi. Nuk ka dyshim se pronari i kësaj diturie dhe intelekti që mbush universin në të gjitha shkallët e tij është Allahu Fuqiplotë.

Allahu e tregon këtë të vërtetë në Kur’an: “Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, aty është fytyra e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.” (Kur’an, Bekare 115).


shoqeriajone
 
Titulli: Bota shkencore po i kthehet zotit....

si me duket ky shkenctari,,,sikur te ishte duke pohuar disa gjera qe kam then un hahahahaha

me behet qefi,,

por lidhja qe i ben ai pastaj me allahun,,,

me duket sikur te ishte duke folur per mua,,


((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((°)))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
----------------------------------------------------------------------------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------------
--------------Shitsi I Madh.. 99nci aKa Street Mirror.. iLirjam Cartel-------------
-----------------------°--Feniks!!!!---------------Shqiponj--°-------------------------
()))))))))))))))))))))))))))))))))))))))) I LIRE ((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((()
---------------------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------- SKENDERBE --------------------------------------
----------------------------------------Y--------Y-----------------------------------------
---------------------------------------ؤ----------ؤ----------------------------------------
(((((((((((((((((((((((((((((((((((((((armiqt e mi))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
-----------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------
(((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((°)))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))

[video=youtube;jZhT6Ras_-0]http://www.youtube.com/watch?v=jZhT6Ras_-0&feature=related[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top