Bota do të përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe me ngadalësim të ekonomisë globale gjatë 40 viteve të ardhshme.
Ky është konstatimi i organizatës ndërkombëtare, Klubi i Romës, e cila analizon problemet me të cilat mund të përballet e ardhmja e njerëzimit, raporton REL.
Raporti paralajmëron se kërcënimet më të këqija të së ardhmes do të jenë emisionet e gazrave dhe shkatërrimi i biodiversitetit, i cili do të shkaktojë “shumë vuajtje të panevojshme”.
Publikimi i njëjtë parashikon se ekonomitë aktuale dominuese, sidomos Shtetet e Bashkuara, do të stagnojnë, duke rrëshqitur në rol sekondar, “pasi Kina do të bëhet forca lëvizëse e planetit”.
Raporti i quajtur “2052: Parashikimi Global për 40 vjetët e ardhshëm” ua atribuon problemet e ardhshme dështimeve të qeverive. për të menduar në afat më të gjatë.
alb..