Bota ne rrezik nga obeziteti .....

“Në botë ka më shumë persona obezë se nënpeshë”, në këtë përfundim ka dalë një studim i kolegjit “Imperial” në Londër, sipas të cilit, obeziteti është trefishuar tek meshkujt dhe është dyfishuar tek femrat në harkun kohor 1975-2014.

Studimi ka analizuar indeksin e masës dhjamore në 20 milion të rritur. Studiuesi Majid Ezzat është shprehur se jemi pranë një ‘epidemie obeziteti të rëndë’ dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë. Studimi që ka përfshirë 186 vende të botës, ka dalë në përfundimin se në 1975 kishte 105 milion obezë, ndërsa në 2014-tën ka kapur shifrën e 641 milionëve.

Në të njëjtën periudhë kohore, numri i personave nënpeshë është rritur nga 330 në 462 milion. Bazuar në rezultatet e studimeve të tyre, studiuesit besojnë se në 2025, një në pesë të rritur do të jetë obez.
*
“Edhe pse është pozitive që ka rënë numri i personave nënpeshë, obeziteti global ka arritur kulmin e tij,” është shprehur profesor Ezzati, duke shpresuar se qeveria do të praktikojë politika për të luftuar fenomenin, sidomos obezitetin tek fëmijët

Shqiptarja.com
 
Titulli: Bota ne rrezik nga obeziteti .....

Problem...jo me gjat se sot po diskutoja me nje sshok ne kafe per ca kalamaj qe po hanin rruges ushqime fast food e ne fakt ishin si topce :S Familna duhet te nderhyje sidomos per kalamajt
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top