Bota ka 1210 miliarderë

LeVoyageur

Once upon a time...
Njeriu më i pasur në botë, miliarderi nga Meksiko, Carlos Slim, edhe sivjet mbanë vendin e parë në listën e pasanikëve të botës, të cilën çdo vjet e publikon prestigjiozja ‘Forbes’.

Dhe, nëse nuk e keni ditur Carlos Slim është vetëm njëri nga 1210 miliarderët sa ekzistojnë sot në planetin tonë. Nga ta 413 janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 300 janë europianë. Të paktën kështu thonë rezultatet e matjeve të bëra nga revista ‘Forbes’. Nga 1210 miliarderët ekzistues, vetëm 102 janë femra!

Si shkruan ‘Forbes’ gjatë 2010-es, Carlos Slim e ka ngritur pasurinë e tij në 74 miliardë dollarë, falë 20.5 miliardëve që kishte fituar vjet. Fitimi i Slimes vjen nga kompanitë e tij të shumta e në veçanti nga kompanie Telmex dhe nga aksionet në tregun financiar, transmeton njoftimet InfoGlobe.

Njëri nga themeluesit e Microsoftit, Bill Gates, , rangohet si miliarderi i dytë, kurse investitori Warren Buffett i treti.

Sipas kryeredaktorit të revistës ‘Forbes’, Steve Forbes, ‘Bill Gates do të mbetej ende njeriu më i pasur në botë, po të mos i kishte ndarë 28 miliardë dollarë për Fondacionin e tij humanitar’. Si dihet, gjatë periudhës së viteve 1995 – 2010, Gates nuk ishte i pari në listë vetëm dy herë.

Rritje marramendëse financiare sipas revistës kanë shënuar rrjetet sociale si Facebook, Groupon, Zynga, etj. Sipas Forbes, rrjetet si Groupon dhe Zynga kanë ‘prodhuar’ pesë miliarderë në SHBA. Kina ndërkaq, vjet ka dyfishuar numrin e miliarderëve dhe tani i ka 115 sosh, ndërkohë që numri i tyre është rritur edhe në Rusi e Indi.

‘ثshtë hera e parë që jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prodhuar 100 miliarderë’ u ka deklaruar mediave Steve Forbes, dhe ka shtuar se Moska është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve (79), kurse qyteti i dytë për nga numri i tyre, është Nju Jorku me 58 miliarderë.

Nga lista e pasanikëve më të mëdhenjë në botë që për herë të parë janë bërë miliarderë vjet, vërehet se ata nuk janë as nga SHBA-të e as nga Evropa, por përkundrazi nga ekonomitë e tjera botërore, si Brazili, Russia, India dhe Kina.

Ndryshe, derisa viti 2009 u përmbyll me 97 miliarderë të rinjë, numri i i atyre që kaluan këtë prag, ishte 214 në dhjetor të 2010-ës.

Pasuria e të gjithë miliarderëve të botës, si u ka deklaruar mediave jo moti Steve Forbes, është rritur për 25 për qind dhe ka mbërritur shumën prej 4.5 biliardë dollarësh amerikanë. Pasuria e 300 miliarderëve evropianë mbërrinë në 1.3 biliardë dollarë.

Miliarderi më i ri në botë është Dustin Moskovitz, 26 vjeçari i njohur për Facebookun, kurse më i moshuari është miliarderi i pasuruar në fushën e teknologjisë Walter Haefner, 100 vjeçar nga Zvicra.

Top industritë që kanë prodhuar miliarderët janë sektori i energjisë, moda dhe tregtia me shumicë.

Lista e më të pasurve në botë

Carlos Slim $74bn America Movil, telecoms

Bill Gates $56bn Microsoft, softw.

Warren Buffett $50bn Berksh. Hathaway, investment

Bernard Arnault $41bn LVMH, luxury goods

Larry Ellison $39.5bn Oracle, software

Lakshmi Mittal $31.1bn ArcelorMittal, steel

Amancio Ortega $31bn Zara, fashion

Eike Batista $30bn Mining, oil

Mukesh Ambani $27bn Reliance Industries, Petrochemicals to oil

Christy Walton $26.5bn Wal-Mart, retail

lajme.org
 
Pe: Bota ka 1210 miliarderë

Njerez qe kan ditur ta bejn lekun.....nuk i ka bere leku.
 
Pe: Bota ka 1210 miliarderë

Shqiperia hiç fare .......s'qenka ne liste :P
 
Back
Top