Bota është e jotja, pa selfie!

LeVoyageur

Once upon a time...
Dr.Michele Borba, ka tërhequr vëmendjen në SHBA me anë të librit të saj të titulluar “Unselfie” pra “Pa-selfie”

Nga Belina Budini

Fillimi i verës për studentët që diplomohen ka shijen e ceremonies së diplomimit.“Commencement Speaches” ose fjalimet e ceremonive të diplomimit janë një traditë amerikane që e vë theksin pikërisht tek akti i fillimit të diçkaje të madhe dhe personalitete të rëndësishme e origjinale, u drejtohen studentëve në fillim të verës me fjalime frymëzuese.Këto fjalime zakonisht e kapërcejnë aurën universitare dhe qarkulloj nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale gjerësisht.

Në Shqipëri kjo është praktikë pak e përhapur, e kufizuar deri diku në universitetet private, ku ftohen për të mbajtur fjalime për studentët e diplomuar figura të njohura që mund të jenë ose jo nga bota e politikës, ashtu si edhe nga ajo e letrave, biznesit, arteve, sportit, teknologjisë, etj.

Në atmosferën e këtyre fjalimeve gjendemi pikërisht këto ditë në univeristet, ndërsa presim ceremoninë e këtij viti, më 15 korrik. Një nga fjalimet më të bukura të këtij lloji të mbajtur në UET ndër vite ka qenë ai i Anthony Giddens, edhe pse nuk u mbajt bash në ceremoninë e diplomimit, ndërsa është programuar që këtë vit t’u drejtohet me një fjalim fillimi avokat SpartakNgjela.

ثshtë e gjatë lista e figurave botërore që kanë mbajtur fjalime të tilla përpara studentëve që nga Winston Churchill, që ka mbajtur një fjalim të tillë në Harrow School në vitin 1941, Kennedy në vitin 1964 në një universitet amerikan, Steve Jobs në Stanford University, ndërsa gjatë vitit 2016 të tillë fjalime kanë mbajtur Presidenti Obama, Steven Spielberg, Michael Boomberg, Madelene Albright, Michelle Obama, për të përmendur vetëm disa. Ca nga temat e këtyre fjalimeve tingëllojnë si këshilla të vyera si përshembull tema e fjalimit të Obamës: “Pasioni është jetik, por duhet të kesh një strategji”, apo ai i Condoleezza Rice: “Mos lejoni të tjerët të përkufizojnë pasionin tuaj”, si edhe këshilla e regjizorit të njohur amerikan, David Lynch në lidhje me përdorjen e intuitës si instrumentin numër një të qenies njerëzore. Dhe kështu me radhë, disa nga këshillat më pikante drejtuar të diplomuarëve të vitit 2016 që kanë qarkulluar në media janë të mëposhtmet: Nga Anne-Marie Slaughter: ‘Përkujdesa është po aq e rëndësishme sa karriera”. Nga Cory Booker: “Thoni të vërtetën tuaj”. Nga Eboo Patel: “Turp është vetëm stanjacioni”. Nga Hoda Kotb: “Ju jeni shuma totale e pesë njerëzve me të cilët kaloni më tepër kohë”. Nga J.K. Simmons: “Jeto në momentin që të jepet”. Nga Jane Goodall: “Kujtohu të jetosh potencialin e vërtetë njerëzor”. Nga Jill Bolte Taylor: “Ne kemi fuqinë që të zgjedhin se cfarë duam të jemi”. Nga Madeleine Albright: “Secili prej nesh duhet të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”. Nga Michael Bloomberg: “Mendja e hapur është aseti më i vlefshëm që ju mund të zotëroni”. Nga Michelle Obama: “Ekselenca është përgjigjia më e fuqishme që mund të jepni”.Nga Russell Wilson: “Shko dhe bëje të ndodhë”. NgaVivek Murthy: “Jeto një jetë të ndërlidhur”. Nga William Foege: ‘اdo ditë secili prej nesh editon obituarin e tij”.

Megjithëse nuk ka qenë folëse e vitit 2016,zëri i një psikologeje të edukimit, të quajtur Dr. Michele Borba, ka tërhequr vëmendjen në SHBA me anë të librit të saj të titulluar “Unselfie” pra “Pa-selfie”. Mesazhi dhe argumentet e librit të saj duket se u flasin jo vetëm studentëve por edhe prindërve dhe gjithësecilit ndërsa zbulon me anë të shifrave dhe analizave se ata që arrijnë të jenë të suksesshëm në jetë, janë qeniet empatike. Duke folur për rëndësinë e empatisë, në librin e saj të fundit “UnSelfie: Why Empathic Kids Succeed in Our All-About-Me World,” Dr. Borba arsyeton se për prindërit dhe edukatorët përpjekjet duhet të përqendrohen në të ndërtuarit e empatisë tek të rinjtë, ndërsa të dhënat flasin për kuota historike nga më të ultat përsa i përket empatisë tekgjeneratat e reja. Për më tepër, duke u mbështetur në kërkime të zgjeruara dhe duke iu referuar studimeve të tjera, autorja pohon dhe ofron në librin e saj strategji praktike për mësuesit, pedagogët dhe prindërit, për të mësuar empatinë dhe vetë-rregullimin. Sepse, pikëpamja e saj është që empatia, të kuptuarit e tjetrit, përkujdesja, dhembshuria, të gjitha mund të mësohen.Mirëpo, të dhënat tregojnë se adoleshentët amerikanë shpenzojnë rreth 7 orë e gjysmë në ditë me pajisje dixhitale, në kurriz të të mësuarit në rrugë të tjera dhe nëfamilje.Edhe pse teknologjia nuk është djalli në vetvete, një këshillë që buron nga libri në fjalë, në kuadër të fjalimeve të fundvitit drejtuar studentëve, do të ishte: Bota është e jotja, pa “selfie”!/Revistamapo
 
Titulli: Bota është e jotja, pa selfie!

Selfie tashme eshte epidemi! Dhe s'dihet kur do zhduket!
 
Titulli: Bota është e jotja, pa selfie!

Edhe unë bëjë selfi, edhepse e dij se nuk jam më i bukuri i dynjasë
apo të jem në qendër të vëmendjes, por bëjë zakonisht me grup, në mungesë
të personit të tretë që do të na fotografonte dhe thjesht argëtim hesabi.

Por mendoj se autorja në fjalë nuk ka pasur për qëllim të tregojë anët
negative të të bërit selfi, por më shumë anët negative të egoizmit tonë
që thonë në anglisht selfish, nga edhe vjen fjala selfi = vetë.

Me një fjalë, njërëzit të zhvillojnë ndjenjat për të tjerët, të mos jenë
egoist apo të mos të shëndrrohen në lndonjë loj narcistëve.

Nuk e kam lexuar, librin, por me fjalë të shkurtëra kjo është ajo çfarë
kuptova nga përshkrimi, dhe besoj se për shumë prindër do të ishte
shumë pozitive të lexojnë këtë libër.
 
Back
Top