Love
βeℓℓe â๓e
- Në tregun ndërkombëtar, qeveria ka emetuar një eurobond prej 300 milionë eurosh, stogun e borxhit të jashtëm me 189%
- Borxhi është shndërruar në rrezik potencial për financat publike. Qeveria shqiptare ka rritur me 200 % borxhin krahasuar me vitin 2005. Borxhi i brendshëm në vitin 2005 ishte 327 miliardë lekë, në vitin 2013 është rritur me 198 %, duke arritur në 974 miliardë lekë. Në tetë vite qeveria shqiptare, jo vetëm ka rritur borxhin e brendshëm, por ka dalë edhe në tregun ndërkombëtar, ku ka emetuar një eurobond prej 300 milionë eurosh, i cili diktoi rritjen e stogut të borxhit të jashtëm me 189%. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se borxhi publik në Shqipëri në shtatë vitet e fundit është rritur me 359. 9 miliardë lekë.
Në tre vitet e fundit qeveria ka mbështetur, jo vetëm investimet, por edhe një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve mbi borxhe. Në gjashtë muajt e parë të vitit borxhit publik ka arritur në rreth 63 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e renditur Shqipërinë në vend të parë pas sa i përket boxhit për raport me prodhimin. Në vitin 2012 borxhi publik arrit në 827,9 miliardë lekë, ose rreth 61 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke shkelur kufirin ligjor të miratuar nga vetë qeveria.
Borxhi për frymë Në vitin 2013, stoku i borxhit është parashikuar të shkojë në rreth 895.7 miliardë lekë. Borxhi për frymë në 2013-n do të jetë rreth 314.271 lekë apo rreth 9.8% më shumë se në 2012-n. Në këto kushte, një familje shqiptare mesatare prej 4 personash, për vitin 2013 mbart një borxh prej 1 257 084 lekë. Por ndërkohë, nuk duhet harruar se jo e gjithë popullsia kontribuon me taksa dhe tatime në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se “borxhi për taksapagues” apo persona që realisht do e shlyejnë atë është akoma më i lartë.
Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010, me rreth 22.27%. Kjo rritje e madhe ka ardhur kryesisht nga ulja e numrit të popullsisë së raportuar nga INSTAT me rezultatet e Censusit për vitin 2011, nga e cila rezultonte një popullsi 11.27% më e vogël se sa në vitin 2010. Megjithatë, edhe rritja e stokut të borxhit me 57.2 miliardë lekë apo 8% më shumë, dha ndikimin e tij në arritjen nivelit të borxhit për frymë nga 223 949 lekë në vitin 2010, në 273 831 lekë në vitin 2011.
Ky ka qenë viti i vetëm, në të cilin rritja e “borxhit për frymë” shpjegohet kryesisht nga variabli popullsi, pasi për vitet në vijim, stoku i borxhit është faktori mbizotërues. Në vitin 2012, borxhi për frymë mendohet të jetë rreth 287 648 lekë, referuar kjo parashikimeve të bëra nga Ministria e Financave që në 1 Gusht, 2012 , për nivelin e pritshëm të stokut të borxhit deri në fund të vitit. Në fakt, ka pak gjasa që borxhi për frymë të qëndrojë në këtë nivel, pasi që në 30 Shtator, 2012, Ministria e Financave raporton një stok borxhi 9-mujor prej 814 miliardë lekësh, që është afërsisht 99.79% e stokut të borxhit që duhej të rezultonte deri në fund të vitit.
Borxhi llogaritet si raport i borxhit total publik të emërtuar dhe ende të pashlyer me popullsinë në një vit të caktuar dhe është një ndër elementët kryesor që përcakton riskun dhe normën e interesit të letrave me vlerë.
Shekulli