Borxhi i prostitutes.

9AAC6E9E-E2B4-4A02-A0C9-CE275D6116AB.jpeg

Borxhi i prostituës.

Në gusht, në një qytet të vogël, një shi i rëndë bie dhe e bën qytetin të duket i braktisur për disa ditë.

Kishte kaluar pak kohë që kur kriza e kishte prekur këtë vend, të gjithë jetonin me borxhe dhe kredi.

Për fat të mirë vjen një super milioner dhe hyn në hotelin e vetëm të qytetit, kërkon një dhomë, vendos një letër prej 100 eurosh sipër tryezës së pritjes dhe shkon për të parë dhomat.
-pronari i hotelit nuk humb kohë, merr lëkët dhe shkon për të paguar borxhet e tij te kasapi.
- kasapi merr lekët dhe shkon për të paguar borxhin e tij te fermeri.
- fermeri merr lekët dhe shkon për të paguar ushqimet në dyqanin ushqimor.
-pronari dyqanit merr lekët dhe shkon për të paguar furnizuesin e ushqimeve.
- furnizuesi merr lekët dhe shkon për të paguar borxhin e tij, Anezës, prostitutës, që gjatë krizës nuk e kishte paguar.
-Aneza ( prostituta) merr lekët në dorë dhe niset drejt hotelit, ku ajo kishte sjell klientët e saj në ditët e fundit dhe nuk kishte paguar ende dhe i dha pronarit të hotelit 100 euro.

Në këtë pikë, milionari që shikonte dhomat, thotë se nuk i pëlqen, merr lekët mbrapa dhe ikën.

"Askush nuk fitoj asnjë lek, por tani gjithë qyteti jeton pa borxhe dhe beson në një të ardhme më të mirë"

morali:
Nëse paratë qarkullojnë në ekonominë lokale, kriza nuk ekziston.

Konsumoni më shumë në dyqane dhe tregje të vogla.
- mjaft duke përfolur dhe duke mbajtur inatë njëri tjetrin.
- Konsumoni atë që bëjnë miqtë tuaj dhe vendi juaj!
- nëse miku juaj shet rroba, blej!
- nëse miku juaj shet këpucë, blej!
- nëse miku juaj shet makarona, blej!
- nëse miku juaj është një kontabël, shkoni dhe këshillohuni te ai.
- nëse miku im ka një restorant, çfarë mendoni ju?
Unë do të shkoja atje!
- Nëse një mik i imi do të kishte një furrë buke, unë do të shkoja atje!
- Nëse një mik i imi do të kishte një dyqan, unë do të blija te ai!

Herën tjetër që hyni në një pastiçeri të madhe, mos harroni mikun, motrën, kushëririn, xhaxhain, komshiun që shet ëmbëlsira dhe të cilat janë gjithashtu të shijshme si ato të një pastiçerie "më të madhe dhe të njohur".

Në fund të ditës, shumica e parave grumbullohen nga kompanit e mëdha dhe çfarë mendoni se ndodh? Dalin nga vendi! Por kur bleni nga një sipërmarrës i një kompanie të vogël të mesme ose te miqtë tuaj, i ndihmoni ata, ne të gjithë fitojmë nëse bashkohemi me ekonominë tonë.
Të mbështesim konsumin lokal dhe prodhimin kombëtar.

9AAC6E9E-E2B4-4A02-A0C9-CE275D6116AB.jpeg
 
Last edited by a moderator:
HIstoti Domethenese kjo
aktualisht duke pare qe kam 20 vite qe merem me tregti
dua te te them dicka
mfalni kush e ngre ekonomine e nji vendi ???

Burimet natyrore qe ka ai vend !!!
a kemi ne burime natyrore ??

Plot!!!!!!!!!!
Nafta jone ne shqiperi eshte 170 lek litri
ndersa ne ato vende qe nuk ka Nafte eshte 100 L

ne jemi nji vend plot me nafte & krom & Gas

din gje njeri te me thoje ku shkon nafta dhe gasi dhe energjia jone ???

Di gje njeri te me thoje ku shkojne taksat qe ne paguajme ???

Po kjo eshte dicka normale sot si per popullin ashtu dhe per qeverine
Po kur mendon qe E gjithe popullsia e Shqiperise PO iken larg Vendit te tyre
Eshte te vesh duart ne koke

E pse e gjitha kjo ?????????

#30 vjet keq menaxhim i politikes tone
asgje tjeter

SErbia & Greqia kur i shef keto gjera
perse mos te kerkojne Serbia kosoven e greqia te vije deri ne vlore
greqia u fut 2 milje ne territorin tone bregdetar

pse do thoni ju ???

Pasi ne ato 2 milje qe ka mare supozohet se kalon nji damar i rendesishem nafte nen ujore

NE shqiptaret dime te bejme komb....... luftojme... vritemi....... neper luftera per te mbrojtur dhe barishten me te vogel por......
Ne shqiptaret Sdijme te bejme SHtet...... Vjedhim... SHesim.... E plackisim........ Per interesat Personale.......
 
Redaktimi i fundit:
Morali: Tere dynjana varur ne tre: PPP
Pune, Pare, P

Nese ka qarkullim te panderprere te ketij rrethi vicioz dynjaja rron ne lumturi. ;)
 
Sikur i gjith ky rreth te rrotullohej rreth vetes me patjeter sdo kishte ankesa inate fukarallik etc kshuqe ekonomia do shperndahej ne te barabart plus qe do kishte me teper lumturi midis njerzve
 
Gjithe ky zinxhir borxhi dhe analize ekonomike, ama titulli ngeli tek vajza, dhe fotoja e saj ne dhome..
Eh Medet!
 
Fundja dhe vetë jetën e kemi borxh. Mos dalshim në fund të gjithë si protagonistja në fjalë ?
 
Te flasesh per ekonomine me nje analize kaq te hollesishme e ta nisesh me titull prostitute,eh pike e zeze?
 
Jeta e nje prostitute eshte e veshtire, per shkak te varferise ajo detyroje te shese trupin per te ushqyer femijet dhe mbajtur familjet e saj. Histori te tilla ka plot dhe eshte shum e paragjykuar nga njerez qe predikojne moralin, por fundja kush eshte morali dhe kush e perdor... A ka me moral se politikani, hajduti, dhe mashtrusi ?Morali c'eshte asgje tjeter por etikete qe i vihet dikujt nga njerezit me antimoral
 
Meqe me doli para syve ne pike te mengjesit kjo teme e meqe artikulli vetem me prostitute nuk ka te beje atehere ja nje kenge kryeveper e te madhit De Andre per Gojen E Trendafilte.
Kjo po qe ka shume kuptim me titullin e temes ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top