Ado
FISEBILIL-LAH
Bora e parë ka përfshirë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërkohë që temperaturat në mbarë Kosovën kanë shënuar rënie drastike, duke shënuar kështu fillimin e stinës së ftohtë dhe pengesat tjera që do të sjellë bora, si zakonisht në kryeqytet, sikur që është bllokimi i rrugëve dhe trotuareve.
Gjatë ditës së sotme, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 11 gradë celsius, ndërkohë që ditëve të kaluara, temperaturat ishin edhe më të ulëta, përderisa, në viset malore, ka katër ditë që toka është mbuluar me petkun e bardhë të dëborës.
Problemi kryesor gjatë stinës së dimrit, mbetet bllokimi i rrugëve dhe trotuareve, pastrimit të së cilave u kushtohet shumë pak kujdes nga ana e organeve përgjegjëse komunale, megjithatë, koha e fushatës gjatë kësaj periudhe është një shpresë se nuk do të ketë pengesa të tilla, të paktën gjatë fushatës zgjedhore. /rtv21/