Bombe ne stambull te pakten 10 te plagosur

STAMBOLL- Të paktën 10 persona janë plagosur nga shpërthimi i nje bombe pranë selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në Stamboll.
Agjencia turke e lajmeve Anatolia thotë se incidenti ka ndodhur pranjë një autobusi të policisë dhe “të paktën tre policë janë cuar ne spital me plagë të lehta”.
Shefi i policisë së Stambollit, Husein Kapkin, tha se shpërthimi është shkaktuar nga bomba e telekomanduar në një motoçikletë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Rebelët kurdë, të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë, kanë organizuar shpesh sulme me bomba duke përdorur motoçikletat.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim udhëhiqet nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.

stamboll-300x168.jpg

/panorama/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top